Rritet sërish tarifa e sigurimit të automjeteve

EkonomiKryesore
314
0
sample-ad
makinat-sigurimi

Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre. Operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet. Në mënyrë të beftë dhe pa lajmëruar kompanitë e sigurimeve, kanë rritur të mërkurën çmimin për siguracionet e të gjitha llojeve të automjeteve në vend.

Rritja e çmimit për autoveturat është afro 15-20 % më shumë se çmimi i vjetër, në varësi të llojit të automjetit dhe vitit të prodhimit. E thënë ndryshe qytetarët nga e mërkura e pas, do të nxjerrin nga xhepat e tyre afro 3 000 mijë lekë më shumë për këtë shërbim, transmeton Standard.

Një drejtues automjeti, ka paguar për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1.399, 18.312 mijë lekë. Ndërsa vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15.230, pra afro 3.000 lekë më pak.

Sigurimi i detyrueshëm i makinave, TPL tashmë do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve duke filluar nga dita e djeshme i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18.500 lekë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + 20 =