Përse fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije të gazuara

Shendeti
228
0
sample-ad
pije_me_az

Të mbushura me sheqer, substanca kimike dhe (zakonisht) me zero vlera ushqyese, pijet e gazuara janë një ndër ushqimet që duhet të heqim dorë me patjetër, sidomos nga fëmijët. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se këtopije kanë efekte shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Ja cilat janë disa nga arsyet përse të vegjlit nuk duhet t’i pinë ato:

Pijet e gazuara krijojnë varësi

Vetitë vartëse të pijeve të gazuara vijnë nga përbërësit e tyre, sidomos kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë asnjë vlerë ushqyese

Pijet e gazuara nuk sigurojnë ndonjë lëndë ushqyese të nevojshme për trupin. Ato sigurojnë vetëm disa kalori boshe, të cila shuajnë oreksin. Duke konsumuar pije tëgazuara, fëmijët kanë më pak oreks për të ngrënë ushqime të tjera të shëndetshme, të pasura me vitamina, minerale, kalcium, magnez etj, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Dobësojnë kockat e fëmijëve

Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tretin kalciumin, lëndë ushqyese kjo e nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e kockave. Këto pije janë të pasur me fosfor, i cili pengon kalimin e kalciumit në kocka. Kafeina është gjithashtu një ndër keqbërësit kryesore, pasi njihet për thithjen e kalciumit. Fëmijët që konsumojnë pije të gazuara, pinë zakonisht shumë pak qumësht dhe pije të tjera të pasura me kalcium.

Shkaktojnë agresivitet

Ndryshimi i këtyre sjelljeve mund të vijë nga kafeina, sheqeri apo ngjyruesit artificialë. Gjatë një studimi të kryer tek një grup fëmijësh, u arrit në përfundimin se ata që konsumonin më shumë pije të gazuara ishin më agresivë, më të mbyllur dhe kishin probleme me përqendrimin.

Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve

Sheqeri nuk është i mirë për dhëmbët, as përbërësit e pijeve të gazuara. Acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

Mund të çojnë në zhvillimin e diabetit që në fëmijëri

Ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës, që mund të jetë një shenjë e hershme e sindromës metabolike dhe diabetit të tipit 2.

Më i frikshëm është fakti se, edhe nëse e reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet. Vetëm një kanoçe me pije të gazuar në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 22%.

Fëmijët që pëlqejnë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë

Një studim dy vjeçar tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës. Edhe ato pije tëgazuara që janë dietike nuk e shmangin dot këtë fenomen.

Mund të shkaktojnë probleme me zemrën

Kur flasim për fëmijët, sëmundjet e zemrës na vijnë rrallë në mendje. Por studimet thonë që qoftë dhe një kanoçe pije të gazuar në ditë, rrit me 61% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duke pasur parasysh rrezikun e varësisë, fëmijët do të konsumojnë pije të gazuara gjithnjë e më shumë, çka shton edhe rrezikun.

Pengojnë tretjen

Pijet e gazuara dhe kafeina janë diuretike, dhe mund të çojnë në dehidratim. Sheqeri dhe kafeina rrisin nivelin e acidit në stomak, duke çuar në sindromën e irritimit të zorrëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 8 =