Leku rinis zhverësimin ndaj valutave

Ekonomi
290
0
sample-ad
50euro2_1467751415-4404143-300x169

Nuk ka zgjatur shumë shkëlqimi i lekut të vlerësuar ndaj Euros e Dollarit. Prej fillimit të kësaj jave leku nisi të zhvlerësohet ndaj monedhës së përbashkët europiane e madje edhe ndaj dollarit. Në pikat e këmbimit valutor në mesjavë një euro blihet me 137.5 lekë, ndërsa një dollar kushton 122 lekë. Ditët e fundit leku u zhvlerësua ndaj të gjitha monedhave. Kjo po ndodh, ndërsa në tregjet e huaja monedhat ndërkombëtare Euro-Dollar nuk kanë shënuar ndonjë luhatje. Një euro këmbehet mesatarisht me 1.13 dollarë.

Leku mori vlerë ndaj Euros për më shumë se një muaj. Ndërsa në javën e parë të qershorit për të blerë një Euro nevojiteshin 138.5 Lekë, me 20 korrik duheshin më pak se 136 lekë. Këto ditë, Euro i kaloi 137 lekë, dhe sipas agjenteve të këmbimit valutor, pritet të luhatet arrijë edhe në 138 brenda muajit shtator. Një prej faktorëve zyrtarë për luhatjet e kursit të këmbimit ligjet me turizmin. Prurjet në Euro, sipas agjentëve vlerësuan Lekun, por edhe transaksionet e kompanive e vlerësohet të kenë kontribuar në forcimin e monedhës vendase në nivelet më të larta të 6 viteve të fundit. Fakti i vërejtur në fillim të këtij muaji.
Por ekonomistët thonë se luhatjet vijnë edhe nga zhvillime në tregjet informale, të cilat krahas veshtirësisë për t’u identifikuar, janë edhe vështirësisht të matshme.
Në tregun e brendshëm, edhe në vitet e ardhshme, pritjet më të mëdha janë për zhvlerësim të lekut ndaj mondhës së përbashkët europiane. Në parashikimet më pesimiste të saj, Ministria e Financave pret që në 2018-ën, një Euro të këmbehet me 142 Lekë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =