Sonila Meço deformon të vërtetën, ja faktet

AktualitetKryesore
335
0
sample-ad
sonila-meco

Pas shkarkimit nga detyra të drejtores së informacionit të televizionit “A-1”, Alida Toto, me motivin se me transmetimin e një lajmi ka prishur imazhin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar edhe ish moderatorja dhe drejtorja e informacionit në TV “Agon Channell”, Sonila Meço. Në një postim të bërë në faqen e saj facebook,  Meço ka shprehur indinjatën e vet ndaj ndërrmarrjes së këtij veprimi arbitrar dhe pa asnjë motiv të qendrueshëm ligjor, nga ana e drejtuesve të “TV- “A-1”, mirëpo sa të vërtetë ka në pretendimin e saj për heshtjen e shoqatave të gazetarëve ndaj rastit “Agon Channel”?  

Postimi në fcb i ish drejtueses së Agon Channel, Sonila Meço:    

“Kur me nje akt te drejtperdrejte, marre persiper publikisht ne menyre te paprecedent nga vete nr 1 i qeverise, u mbyll nje media ne Shqiperi, tezat e kundratezat qene keto: gazetaret e Agon Channel dhe nje pjese jashte tij pretenduan se qe dora e pushtetit qe i vuri ‘thonjte ne fyt’ nje zeri opozitar. Vete pushteti me oborrtaret e tij pretendoi se kjo qe e pavertete referuar audiences se ulet te televizionit.
Sot koka e informacionit te A1 ‘pritet’ dhe ndersa indinjohemi me te drejte e shenjestrojme pushtetin se serish perdori te njejten dore per te asfiksuar zerin e se vertetes kundra tij, nuk pretendohet ne te kundert audienca e ulet ende ne krijim e televizionit. Asokohe hidheshin ne rruge 410 punonjes dhe asnje shoqate gazetaresh nuk reagoi, publiku u manipulua per te gelltitur c’tha e per t’u zgjuar pas trokitjes se cekicit te drejtesise ne vendime te njepasnjeshme gjykatash nderkombetare. Atehere pse do besojme sot per Aliden dhe kolegun e saj se do tronditen ndergjegjet profesionale e njerezore???? Ata jane vetem dy, televizioni krejt i ri…
Eshte po i njejti fat, pavaresisht numrave, qe nuk duhet te na habise me, vecse te na coje ne pyetjen retorike: edhe sa raste duhen per te kuptuar se ky pushtet median e ka mberthyer me aq force sikur te jete nen efektin trrulloses te Morrison kur klithte: ‘kush kontrrollon mediat, kontrrollon mendjet’? Force qe mund te kete edhe fatin e rubinetit qe ndersa e shtrengojne fort per t’i mbyllur rrjedhjen ujit, mund te lirohet krejtesisht per te mos e kontrrolluar dot me”.

E vërteta rreth heshtjes së shoqatave të gazetarëve:

“Të nderuar, quhem Vilson D. Ndjek me interes “Shtypi.net” pasi më pëlqen e vërteta juaj mediatike. Po lexoj një status të kësaj Sonila Meçes për mbylljen nga qeveria të Agon Channel. Ajo thotë se edhe pse u larguan nga puna 410 punonjës e gazetarë, asnjë shoqatë nuk reagoi. Në fakt kjo nuk është e vërtetë dhe unë do tju sjell faktet e mëposhtme. Kjo e Sonilës është nje strategji berishiste për të shtuar fiktivisht ndjeshmërinë ndaj së quajturës valë goditëse për mohimin e shoqatave. Kjo punëhumbura në fakt tregohet e padrejtë dhe mohuese shpirtkeqe! Unioni ka jo vetem konference per shtyp, deklarata dhe denoncime, por edhe takime zyrtare per kete ceshtje dhe keto gjenden ne internet te publikuara me zë dhe figure. Por kjo ne atë kohe nuk ka pasur mundesi t’i mësoje se rinte aq prane italianit Beketi sa nuk dallohej dot Sonila nga sedilja. Nuk dua të them më shumë por po rreshtoj disa nga qendrimet e Unionit që ti them Sonilës po deshe më shumë rreth kësaj të vërtete vozitë në internet e yotoub se ke sa të duash fakte. Me respekt për ju-Soni”.

REAGIMET
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare
Tirane me 28.07.2015
Te zgjidhet situata e pagave te pamarra per gazetaret dhe punonjesit e  televizionit “Agon Chanel”. Te nderhyjne institucionet qe mbrojne gazetaret dhe punonjesit  ne respekt te kontratave te punes
Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i informuar per njoftimet zyrtare qe perfaqesues te administrates dhe punedhenesit ne shoqerine mediatike “Agonset” shpk., u kane bere dhjetra punonjesve dhe disa gazetareve, sipas te cilave u behet me dije diskutimi per zgjidhjen e kontrates se punes. Nje njoftim i tille per disa dhjetra punonjes i shperndare individualisht, vjen pas denoncimit te situates per mosmarrjen e pagave prej muajit maj te vitit 2015.
Unioni i Gazetareve Shqiptare verren se kjo situate e rende ne kete medie ka veshtiresuar se tepermi gjendjen financiare te gazetareve dhe stafit te televizionit, si dhe ka rideshmuar edhe nje here mungesen e mbeshtetjes institucionale e ligjore per gazetaret.
Edhe pse gjendja ka tre muaj qe perkeqsoshet, pas shpalljes se mases se sekuestros preventive per shkak te hetimeve nga organi i prokurorise, per te drejtat financiare dhe sociale te punonjesve dhe gazetareve askush nuk mban pergjegjesi dhe nuk garanton mbrojtje ligjore.
Ne keto kushte Unioni i Gazetareve Shqiptare kerkon nga Inspektoriati i Punes dhe organet e Ministrise se Mireqenies Sociale te nderhyret per respektimin e akt-marreveshjes individuale dhe garantimin e se drejtes ligjore financiare per gazetaret dhe gjithe punonjesit, te cileve se fundi u kerkohet  ne menyre te njeanshme t’u zgjidhet kontrata.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon gjendjen ne perkeqesim te informalitetit dhe situates kritike e financiare me te cilen perballen shumica e gazetareve ne vend.
Unioni i Gazetareve Shqiptare
Ftese per konference per shtyp
Sot ne 27 korrik 2015, ora 11.00 drejtues te UGSh zhvillojne nje konference per shtyp me teme:
Kriza financiare po poshteron gazetaret dhe mediat dhe disa kerkesa per zgjidhjen e situates per gazetaret e Agon Chennel.
Konferenca zhvillohet prane selise se Institutit Shqiptar te Medias.
Jeni te ftuar per pjesemarrje dhe pasqyrim.
Zyra e shtypit

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =