Rilindja Beqaj/ Pacientët shtrohen në lulishten e spitalit

Uncategorized
301
0
sample-ad
sp

Mungesa e shtretërve dhe dhomave në Spitalin Onkologjik, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka sjellë këtë pamje, që përtej çdo llapazanërie mburavece të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, flet më shumë për “rilindjen” e shëndetësisë shqiptare në erën e drejtimit të tij.

Ministri Beqaj është i shquar për një seri skandalesh abuzive të denoncuara nga opozita demokratikase. Edhe këtë herë është deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh dhe kryesuese e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Albana Vokshi, që nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka postuar foton e mësipërme, që tregon katandisjen e sherbimit që i ofrohet pacientëve në spitalin Onkologjik të QSUT “Nënë Tereza”. Pacientëve të cilët vuajnë kushtet e vështira gjatë kurimit të tyre ku mungesa e ilaçeve, shtretërve apo dhomave ka bërë që të marrin nga shtëpia çarçafë e batanije e të shtrihen në lulishten e Spitalit Onkologjik. Deputetja Vokshi është edhe denoncuesja e aferave skandaloze të ministrit Beqaj, që nisin nga përvetësimi i miliona eurove nëpërmjet më shumë se tridhjetë tenderave të marra nga kompania e tij, e deri tek ndërtimi i vilave në Shqipëri e Itali.
Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 7 =