Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia "plotëson" autorin De Villers

AktualitetKryesoreVendore 2015
400
0
sample-ad

azem hajdari vrasja  

Libri i De Villers, zbulon të vërtetën se përse e vrau Fatmir Haklaj, Azem Hajdarin. Vrasja e Azem Hajdarit sipas drejtësisë shqiptare, që ka dhënë vendimin në të gjitha shkallët për të, është pa motiv. Përse e vrau Fatmir Haklaj, Hajdarin? Sepse kishte dorë në vrasjen e vëllait Shkëlqimit? Nëse do të kishte qenë bash ky motivi i Fatmirit, ai nuk do të shkonte ta vriste Azemin para selisë së PD-së.

Fatmiri mund t’ia kishte bërë pritën Azemit atë natë në shumë vende, rrugës për në shtëpi. Azemi nuk mund të mos e dinte nëse Fatmiri ka shkuar për ta vrarë, kështu që nuk do të dilte nga selia, por do njoftonte Policinë. Si deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes që ishte Azemi, Policia ishte e detyruar të vinte ta ruante nga ata që kishin ardhur për ta vrarë. Azemi i doli para Fatmirit se ishte i sigurtë që ky nuk do ta vriste.

Nëse Azemi kishte armë në dorë, këte e kishte jo për t’u mbrojtur nga Fatmiri, se përsa i takon këtij do kishte vepruar ndryshe, dhe Azemi e dinte shumë mirë që nuk mund t’i dilej përpara një Fatmiri që kishte ardhur për ta vrarë me pistoletë apo kallashnikov. Fatmiri shkoi ta takojë Azemin për një çështje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhënë një kasetë të një bisede në Paris, mes Fatos Klosit dhe De villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ”Shqipëria: Mision i Pamundur”, i porositur dhe i paguar nga Klosi. Në këtë kasetë Klosi i jepte udhëzime De villers për skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do bëhej një atentat ndaj Ambasadës Amerikane, ku organizator ishte një terrorist arab dhe Fatmir Haklaj si bashkëpunëtor i tij.

Në variantin e parë të librit, që u ndryshua për shkak të vrasjes së Hajdarit, këtë kërkonte ta vriste Fatmir Haklaj, sepse kishte mësuar për planın e atentatit. Domethënë e kishin parashikuar edhe vrasjen e Hajdarit, në skenar, si të gjithë të tjerëve, Fatmirit ,mua etj. Fatmiri i tronditur shumë shkoi të takonte Azemin dhe t’i thoshte që të shkonin bashkë në Ambasadën Amerikane për të dorëzuar kasetën dhe denoncuar skenarin e Klosit me atentat ndaj Ambasadës. Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me Klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t’i ngarkohej Sali Berishës, dhe për këtë do të përdorej si një kamikaz i sajuar Izet Haxhia, siç trajtohet në librin e De villers. Fatmiri do të eliminohej nga SHIK-u, që të humbnin gjurmët e atentatit. Sali Berisha do të dërgohej në Guantanamo, që me të do të inaugurohej si burg e kështu Azemi do të mbetej lideri i PD-së.

Nëse gjerat do të kishin shkuar kështu, sipas skenarit të Klosit, do të ishte një krim ndaj të gjithë të përmendurve me përjashtim të Sali Berishës që duhet të kishte patur këtë fat që më 1997 për krimet e tij. Pse Fatmiri nuk shkoi vetë në Ambasadën Amerikane do thoni? Ai sapo mori kasetën atë ditë dhe e kuptoi se ajo kasetë ia rrezikonte jetën. Ai duhet të vepronte me shpejtësi. Nëse shkonte vetë në ambasadë, mund të mos e prisnin sepse akuzohej dhe kërkohej për vrasje. Nëse u tregonte se çfarë kishte në dorë për të siguruar takim, njerëzit e Klosit do ta mësonin dhe do të kërkonin ta zhduknin bashkë me kasetën para se të merrte takim me amerikanët. Prandaj Fatmiri deshi ta takonte Azemin, i bindur se edhe ky do të kishte interes të shkonte në Ambasadë me të pasi në bisedë përmendej edhe Azemi që i ishte vënë koka në lojë në skenar. Fatmiri as e imagjinonte se Azemi nuk do ta refuzonte të shkonte në Ambasadë.

Në bisedën e shkurtër me Azemin, Fatmiri, kuptoi se ky Azemi ishte bërë zari i Klosit për të shpëtuar kokën nga Berisha dhe për të marrë PD-në. Fatmiri u nervozua shumë se e kuptoi që Azemi do ta spiunonte direk tek Klosi. Në këto kushte nervozizmi Fatmiri vrau Azemin. Pas kësaj as që mund të imagjinohej që Fatmiri të shkonte në Ambasadë. Në të vërtetë Fatmiri nuk kishte as besim te këta të ambasadës për shkak të lidhjeve që kishin me Klosin. Ai donte të gjente një lidhje direkte në Uashington që të dërgonte kasetën. Në librin e De Villers Fatmir Kaklaj bashkëpunon me një terrorist Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al-Jafari, ish shefi i shërbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden për të cilin në libër thuhet se ngriti rrjetin e Bin Ladenit ne Shqipëri.

Ku Al Jafari, që në libër paraqitet sikur strehohet në Tropojë në shtëpinë e Fatmir Haklajt, në fakt është sajuar si personazh nga De Villers mbi bazën e një personi konkret, egjiptianit Salah El -Sayed, një terrorist i rrezikshëm që erdhi në Shqipëri si një punonjës i Fondacioneve bamirëse arabe. Al- Jafari na jepet në libër si të gjithë të dhënat e Salah El -Sayed, ai ishte i martuar me një femër shqiptare, kishte shtëpi në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku banonte familja e tij. Salah El Sayedin e ekzekutoi Renea në tetor 1998 në shtëpinë e tij në Tiranë, ku e gjetën të fshehur në një lavatriçe. Këtë Salah el Sayed kishin bërë plan ta çonin në Tropojë, tek shtëpia e Fatmir Haklaj, me rekomandimin e Klosit, por pa e ditur Fatmiri se cili ishte që ta kompromentonin.

Do t’i bënin disa foto apo filmime me anë të agjentëve të tyre (edhe shumë filmime tek emisioni ”Xhungël” janë të bëra fshehtas në atë kohe nga agjentët e Klosit ), mund të ma prezantonin edhe mua si bamirëse Arab pa e ditur se cili ishte ai. Në libër Al-Jafari bisedon me Fatmir Haklajn për atentatin, bën plan bashkë me të, dhe të dy udhëzojnë Britan Matën, emri me të cilin paraqitem une Izet Haxhia në libër, se ku duhet ta çojë kamionin e ngarkuar me eksploziv në Tiranë.

Kur të ndodhte atentati në realitet, jo në libër, se në libër do të përshkruhej më vonë, pra kur të ndodhte atentati tek Ambasada Amerikane, do të nxirrnin si prova fotot e Fatmiri dhe të mijat me këtë Salah el -Sayed si prova, t’ua jepnin amerikanëve, që të dergonin Apache për të vrarë Fatmirin, se mua do më kishin vrare të paketuar brenda në kamionin që do shpërthente tek Ambasada Amerikane në Tiranë. Të gjithë këtë skenarë të vërtetë e prishi vrasja e Azem Hajdarit, pas refuzimit të tij për të shkuar tek Ambasada Amerikane me Fatmir Haklajn. Fatmir e regjistroi bisedën e shkurtër me Azemin, ashtu siç kishin regjistruar Haklajt ngjarje të tjera. Dy kaseta kishte që Fatmiri i mbante me vete në trup në një kuti metalike speciale, si kutitë e duhanit. Kasetën që i dërguan me bisedën e Fatos Klosit me De Villers në Paris, dhe kasetën me bisedën me Azemin mbrëmjen kur e vrau në Tirane.

Të dy këto kaseta ia morën në trup kur u vra natën e 4 nëntorit 1999 dhe ato ranë në dorën e Klosit. Botimi i parë i librit të De Villers është në 20 janar 1999. Libri ka 256 faqe në botimin e parë në frengjisht. Në këtë libër ngjarjet arrijnë deri në mes të nëntorit 1998. Për sa kohë e shkroi librin De villers ,duke llogaritur kohën që iu desh për redaktimin për procesin shtypshkrimit masiv. A mund të besohet që De villers e shkruajti librin për e shumta gjashtë javë? Një libër që bën fjalë për një vend të panjohur për autorin, ku ai përshkruan saktë vende që nuk i ka njohur apo shkelur kurrë, si ato në Tropojë apo Tiranë. Në Tiranë ai pa vetëm rrugën nga hotel ”Rogner ”, deri tek zyrat e SHIK, ku e priti Klosi. Si shpjegohet që De villers përshkruan më saktësi disa muaj para se të ndodhte një nga atentatet që iu bë Fatmir Haklajt gjatë vitit 1999.

Libri i De villers përmban të dhënat që mungojnë që të zbulohet e vërteta e vrasjes se Azem Hajdarit. Të gjitha pyetjet që kane ngelur përgjigje gjatë hetimeve të vrasjes, marrin përgjigje duke përdorur si provë në hetime këtë libër. Në ditët në vazhdim do ju tregoj rolin e Berishës në nxjerrjen nga selia të Hajdarit. Kush e sajoi alibinë e telefonatës për Azemin dhe pse? Pse nuk u kërkua kurrë të gjendej telefoni i humbur i Hajdarit…etj.

Izet Haxhia/ Marrë nga gazeta “Dita.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − thirteen =