Ja si të dukemi bukur në këto ditë të nxehta (Foto)

Tendence
197
0
sample-ad

me bukurVera është periudha më e vështirë sa i përket make up-it. Shumë produkte duhet t’i gjeni kundër ujit, pasi me këtë vapë, 1 orë dukeni mahnitëse dhe orën tjetër bëheni qesharake. Gjatë ditës ju këshillojmë të rrini sa më natyrale. Mjafton një krem mbrojtës apo një krem hidratues. Mund të vendosni ndoshta një shkëlqyes në buzë ose një ngjyrë të lehtë.

Flokët kanë nevojë për trajtim, pasi me rritjen e temperaturave, rritet rreziku për t’i dëmtuar. Mundohuni t’i eleminoni pajisjet e nxehta, të paktën ditën.

Mos kini frikë të eksperimentoni gjatë darkave! Ngjyrat e ndezura dhe shkëlqimi në sy është trendi i këtij sezoni. Buzëkuqi i kuq vazhdon të jetë në preferencat e të gjithë dizajnerave dhe make up artistëve. Nëse e kuqja nuk është ngjyra juaj, provoni një rozë të ëmbël. Bronzatura dihet që në verë është një “must have”. Kujdes vetëm me mënyrën e aplikimit!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + seventeen =