Për shpirtin e kryeveprës, polifonisë

Uncategorized
355
0
sample-ad
kristo Cipa

Nga Kristo ÇIPA

Brenda Kombit shqiptar gjuha dhe polifonia kanë qenë përballë rezikut për egzistencën e vet e para se nuk shkruhej dhe e dyta nuk pentagramizohej.

Të dyja e kanë një mit, atë të prejardhjes prej Perëndive. Sot, gjuha është ulur në fronin e saj (shkolla, universitete, akademi) e dyta rron e sëmur nëpër shpirtrat e njerzëve që e mbartin duke bërë lëvizje kaotike si vet ata.

Thone se polifonia po tretet si vesa mbi fijet e barit. A duhet besuar!?

Nuk na rezulton e vërtetë.

Ndoshta se është e jona apo ka diçka më thelbësore të lidhur me ekzistencën tonë dhe nuk mund të na lëshojë edhe në këtë maratonë globalizimi?!

Nga ana tjetër ka edhe diçka mistike dhe të pashpjegueshme që ndodhet mes reales e sureales, toksores dhe qiellores,trupit dhe shpirtit.

Thonë se ajo ka lindur një vakt para zjarrit dhe tenton perjetësinë!

Pa akorde, dirigjent, muzikë, ajo mbështjell mijëravjeçarët me mjegullimin bekues nëpër trojet e lëngatës që kurre s’gjetën prehje por me dashje apo padashje unifikon një të tërën shpirtërore edhe pse të ndarë gjeopolitikisht.

Ajo është histori, dritë, besim dhe frymë. Koha punon për ta tretur por e shkuara nuk e lejon.Misioni i saj hyjnor po e ngre nga lëngimi për të egzistuar.

E sëmurë por kurrë e plakur.Sa herë e dëgjojmë na duket  se kalojmë portën e botës mistike dhe e kërkojmë ta kapim  megjthëse është brenda nesh, në mish e në shpirt. E gjitha e jona. Bëhet fjalë për një kryevepër të njerëzimit,POLIFONINE! Thënë ndryshe, kënga e vendit me shumë zëra.

E kemi të gjallë nëpër duar dhe nuk e kuptoj pse i hedhim sytë nëpër imazhet e rreme,artificiale për kulturën tonë kombëtare.

Vet e nëpërkëmbim,të tjerët na e lavdërojnë dhe e kërkojnë. Kur i shikon se si e dëgjojnë, shijojnë  dhe e vlerësojnë,thua ,a ekziston mes nesh apo bëhet fjalë për një vlerë të ndonjë planeti tjetër? Por kur e përkëdhel nëpër duar shumë shpejt i dallon plagët që  ka . Dhe nuk kërkon mjekim të gjatë e të kushtueshëm. Më shumë vëmëndje dhe respekt. Ky “himn njerëzor” lindi nga dëshira popullore  me një  harmoni perfekte  dhe unitet  muzikor  e shpirtëror unikal dhe është po kjo dëshirë që e mbart nëpër shekuj  së bashku me egzistencën e vet.

Edhe pse armë skish në vetvete  ka qenë arma më e fuqishme që ska lejuar asimilimin. Ndoshta se lindi largë instrumentave apo më saktë përpara instrumentave muzikor qëndron e madhërishme në fronin e saj, Labërinë, midis njerzve dhe perëndive.

Ndonse ka marrë një pasaportë kryediplomati në UNESCO ajo e kërkon mbrojtjen dhe institucionin atje ku lindi dhe rron, në mëmëdheun e saj.

Por gjatë viteve të  vështira të tranzicionit e ka patur një ëngjëll mbrojtës që e shikonte  jo vetëm  nëpër skena e festivale por edhe kur pushonte në gjumin e saj nanuritës. Bujar Leskaj ka qenë i dashuruar i marrosur i kësaj magjie dhe i ka qendruar si kalorësi Princeshës në çdo hall dhe lëngatë  të saj.

Nuk ka këngëtar, krijues, interpretues të  iso-polifonisë që nuk ka ndier ndihmën e madhe këmbëngulëse të Bujarit dhe përkujdesjen pa kusht për gjithçka që i duhet këngës dhe këngëtarëve. Kur është midis tyre ai ka një dehje polifonike si në vargjet Homeriane.

Kënga Polifonike është e shenjtë dhe kush e ndihmon dhe e dashuron atë shenjtërohet edhe  vet. Që kjo këngë  mos ti lihet  spontanitetit dhe përkujdesjes së të dashuruarve duhet patjetër të  mbrohet me Institucion. Qëllimi i këtij shkrimi nxitja e një debate se si  mund ta ruajmë, zhvillojmë e transmetojmë këtë vlerë  universale që në procesin e europianizmimit t’ja çojmë të  kristaltë botës së vlerave.

  1. Mendoj se ka ardhur koha që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Akademinë e Shkencave të planifikojnë që në programet mësimore në shkollat 9-vjeçare, brenda orës së muzikës të bëhet mësimi i këngës iso-polifonike në trevat ku ajo këndohet. Për trevat e tjera ajo pjesë e folklorit që trashëgohet. Duke marrë shembuj nga vendet fqinje mëson se pikërisht në bangat e shkollës merret vallja dhe kënga e popullit tënd. Për fatin e mirë sot ende jetojnë bartës të kësaj kënge iso-polifonike që kanë mundësi fizike për t’jua transmetuar këtë këngë brezave duke siguruar  vazhdimësinë e saj ,ngulitjen në gjoks dhe mendjen e fëmijëve. Duke punuar kështu, shekulli që  jemi  ka të garantuar  këtë vlerë.  Dhënien e këtij mësimi UNESCO dhe BE  mund ta  financojnë me  projektet e tyre.
  2. Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike duhet të jetë një institucion me Buxhet të pavavarur  dhe të  ketë ekskluzivitetin e organizimit të veprimtarive folklorike, të përgatis projekte specifike për iso-polifoninë. Në këto projekte kam parasysh edhe  vet  programin mësimor në shkolla, organizimin e festivaleve të veçuara rajonale të iso-polifonisë dhe polifonisë. Vlerësimin e krijuesve dhe interpretuesve  të  kësaj mrekullie. Me këtë rast gjej momentin ti drejtoj një  falenderim të veçamtë Presidentit Nishani për vlerësimin e herë pas hershëm  që u ka bërë interpretuesve të polifonisë dhe njohjen e thellë që ka për iso-polifoninë
  3. Në kuadrin e ruatjes dhe zhvillimit të kësaj kryevepre të njerëzimit, përgatitja e një ligji të veçantë për të disiplinuar fenomenin e rezikshëm të imitimit dhe huazimit të motiveve e karakterit specifk nga njëra trevë në tjetrën duke patur parasysh aspektin burimor dhe elementët përbërës karakteristik të saj, do të ishte me shumë interes. Që kjo këngë të mos mbetet relikë arkaike por të jetë bashkëkohore, ligji duhet të  ndërtohet mbi kritere shkencore rigorozisht të kontrolluara nga Akademia e Shkencave me qëllim që e nesërmja e Polifonisë të jëtë më e shëndritshme se e sotmja.
  4. Ka ndodhur shpesh që frytet e mrekullueshme të kësaj kënge ti vjelin “xhambaz e matrapaz” që kurrë nuk kanë patur lidhje me polifonin që s’kan bërë këngë e skan ndërtuar një tekst. Gjithashtu janë zhvilluar festivale e janë dhënë tituj me emra që s’kanë patur lidhje me iso polifonin. Për këtë mendoj se njerëzit që duhet të merren me gatitjen e brumit folklorik të jenë këta krijues që ndjeshmërin për këngën e kanë në shkallën sipërore dhe çdo deformim të saj nuk do ta lejojnë.Pikërisht këta njerëz duhet të përzgjidhen nga institucioni përkatës

Sugjerime e mendime që mund ta pasurojnë organizimin në institucion të këngës iso-polifonike , janë te mirëpritura e të debatueshme në çdo moment.

Shpesh floriri mbahet i fshehur nëpëe errësirat e tokës dhe skuta të kohës , ndërsa ari i polifonis është i ekspozuar nga qielli në toke  në formë të ylbertë që vetëm mbi tokën shqiptare e ka kaq të shndritshem shkëlqimin dhe shumë të pakët fitimin.Sot është herët , nesër do të jetë vonë për të të mos e lejuar tretjen e të përjetshmes

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 9 =