Ambasada Hollandeze projekt për zhvillimin e Agro-Turizimit në Jug të vendit

Sociale
273
0
sample-ad
13918579_896798127091024_85228157_o

Ambasada Hollandeze në Tiranë në një aktivitet të zhvilluar në Bashkinë e Himarës , ka prezantuar raportin final për projektin e Agro -Turizmit. Ky është njëprojekt i mbështetur nda Ambasada Hollandeze për zonën e Qeparoit.

Ky projekt ka krijuar një impakt pozitiv për zhvillimin e integruar  dhe të qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë. Në këtë prezantim të projektit që synon zhvillimin e Agro-Turizmit në Jugun e Shqipërisë morrën pjesë organizata të tjera ndërkombëtare si dhe nbjë pjesëmarrje e gjerë e komunitetit lokal.
Sipas përfaqësueses së USAID u theksua se ky koncept i zhvilluar dhe i mbështetur nga holandezët duhet të shërbejë edhe si koncept bazë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Agro-Turizmit në Shqipëri.
Në rastin e hapjes së ekspozitës së 18 bizneseve të reja që janë një kryqëzim i bujqësisë dhe turizmit u bë dhe ndarja e rezultateve përfundimtare të projektit “Traveler and  the Olive Grove”.
Një interes të veçantë në këtë projekt kanë treguar dhe banorët e zonës së Himrës dhe banorët e Lumit të Vlorës.  Projekti synon nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, madje synohet që projekti për shkak të rezultateve pozitive që pritet të sjellë në ekonominë por dhe në zhvillimin social të zonës s ë Jugut të implementohet në të gjithë zonat e Shqipërisë.
image001-2

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + nine =