Tendencat e xhinseve për sezonin pranverë-verë 2016

Tendence
910
0
sample-ad
auto_asvasbas1454093710

Megjithëse zyrtarisht jemi në stinën e dimrit, stilistët në të gjithë botën kanë nisur të mendojnë për trendet e reja të xhinseve që do të sjellin për koleksionet pranverë-verë 2016, të cilët kanë nisur të publikohen në revista të ndryshme të modës në të gjithë botën. Erdhi momenti për të zgjedhur modelet më të reja dhe të fundit të momentit të xhinseve. Më poshtë ju sjellim një galeri fotosh me disa modele xhinsesh, por zgjedhja ju takon juve. Nëqoftëse ka dicka që nuk duhet të mungoj asnjëhere në garderobën e çdo femre, përvec stilit dhe sjelljes ndaj modës, ato janë një palë xhinse.

Të thjeshta në të veshur, praktike për t’u larë dhe gjithmonë në tendencë, xhinset janë shpikjet më interesante që i detyrohemi historisë së modës.
Çdo stinë ka modelet e saj të llojit të xhinseve, nga ato të grisura me prerje shkurt deri te kyçi këmbës tek ato me prerje të gjerë.
Jeni gati për të zbuluar se cilat janë tendencat e pranëverë-verë 2016?

Jeans STELLA MCCARTNEY – Janë pak elastike dhe lloji klasik i xhinsit.

stella-mccartney-flared-jeans-800x599

JEANS HIGH WAIST – Xhinset me bel të lartë do të vazhdojnë të jenë pjesë e tendencave të pranëverë-verë 2016. Ato kanë përshtatje të ndryshme nga ato më të ngushta deri te ato më të lira, por në fund të fundit ju zgjidhni ato që ju bëjnë më shumë figurë pa qënë nevoja të vishni taka të larta.

madewell-high-waist-jeans-800x599

JEANS SAINT LAURENT – Xhinse  me ngjyrë të hapur, me bel shumë të lartë dhe të ngushta pas trupit.

saint-laurent-high-waist-jeans-800x599

JEANS VALENTINO – Ngjyrë blu, kanë bel të lartë dhe shumë të gjëra në pjesën e poshtëme, stil ky i viteve 70.

valentino-jeans-800x599

COLORED JEANS – Nje variant i xhinksit ky për të gjallëruar garderobën tuaj, sidomos në periudhat e festave. Mjafton ta kombinoni me një bluzë ose këmishë me nuancat e dritëhijes  për t’u dukur sa më të rafinuar.

levis-jeans-beige-800x599

JEANS GAP – Ngjyrë ulliri, janë të ngushta dhe elastike, më saktë tipi streç.

gap-jeans-verdi-800x599

JEANS MADEWELL – Model i ngushtë pas trupit me bel të lartë që tregojnë format e trupit.

levis-vita-alta-800x640

lupa.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − six =