REFORMA/ Politika arrin marrëveshjen. Do të ketë një pishmanllëk të tretë?

AktualitetKryesore
321
0
sample-ad
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Gerta Meta, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta Albanian Prime Minister Edi Rama Leader of the Democratic Party Lulzim Basha and Gerta Meta, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.

Marrëveshja e re është arritur pas orësh të gjata negociatash mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka përshëndetur dhe e ka quajtur marrëveshjen si shenjë pjekurie dhe bashkimi. Ai falënderon kryeministrin Rama, kryeopozitarin Basha, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që ka kërkuar që me draftin të procedohet sa më shpejt për miratim në Kuvend.

“Të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvendin e Shqipërisë”, mbyll reagimin e tij Meta.

Megjithse tashme dakortesia per miratimin me vota unanimr eshte nje realitet i prekshem dyshimi per nje pishmanllek te trete dhe rikthim ne piken e nisjes mbetet prezentderisa votat unike ” pro” te deputeteve te permbyllin procesin buzeplases.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − six =