Ekskluzive/ Çfarë pritet të ndodhë nëse në 21 korrik nuk miratohet Reforma

AktualitetKryesore
338
0
sample-ad
parlamenti1
Data 21 korrik 2016, kur në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë është planifikuar të hyjë për votim drafti i Reformës në Drejtësi, është vërtetë arena ku opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, falë kartonave të diktuar nga urdhëri partiak dhe jo dëshira e votuesve, ka në dorë ti thotë “jo” fatit europian të Shqipërisë e shqiptarëve, por kjo nuk është fundi. Sepse të tjera strategji euroatlantike janë projektuar për tu ndërmarrë nga  BE dhe SHBA ndaj kundërshtuesve të Reformës e cila përveçe përcaktohet si më e madhja e ndërmarrë deri më sot, nga perëndimorët, është  edhe e domosdoshme për të ndryshuar kahun e lëvizjes së vendit nga administrimi kaotik korruptivë në standartet perëndimore.

Mirëpo çfarë do të ndodhë nëse Reforma nuk miratohet, gjë që nga sa duket ka shumë mundësi të ndodhë, pas lojës antikombëtare që PD dhe aleatja e saj e fshehur LSI, po luan? Ja disa nga projektsionet:
– Pas dështimit të paralajmëruar të 21 korrikut, sipas burimeve nga Uashingtoni, mësohet se parashihet publikimi i një pjese rë emrave të që ndodhen në listën e zezë amerikane të disa prej udhëheqësve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe në abuzime të tjera të krimit pasuror dhe atij politik në Shqiperi.
– Disa masa të tjera diplomatike edhe më të ashpra do të jenë ekskluzive për Shqipërine. Sipas pohimeve nga mediat gjermane pritet që, pas datës 21 korrik, mosmiratuese të Reformës, të ketë një projekt imponues për reformimin e strukturave antikrim në raportet Shqipëri-BE dhe për zbardhjen e një pjese të veprimtarive financiare dhe kapitaleve informale të qarkulluara në kompani te tjera offshore që funksionojnë në vënde të ndryshme të Botës, në të cilat implikohen të afërm dhe familjarë të politikanëve të korruptuar shqiptarë…
Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + five =