Afera korruptive me ushqimin e të burgosurve kushton 226 milion

AktualitetKryesore
297
0
sample-ad

 

 

te burgosurit

Përfituesit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.5.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi, si dhe biznesmenët Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla janë arrestuar ditën e djeshme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë një tender ushqimesh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për blerje vezësh dhe bulmeti me vlerë 226 milionë lekë nëpërmjet marrëveshjes mes tyre, nga të cilat 20 milionë lekë do tja paguanin zëvendësdrejtorit Labi, i cili do të krijonte lehtësira në procedurat e tenderit.

Gjatë hetimeve të nisura pas referimit nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përgjuar disa biseda mes të dyshuarve duke arritur në përfundimin se ata kanë qenë pjesë e aferës korruptive me ushqimet e të burgosurve. Në njërën prej bisedave zëvendësdrejtori i kërkon biznesmenit Shemsi Sinani të shkojë ta takojë atë ditë, përndryshe të mos shkonte më.

“Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk te dua fare, po serdhe sot”, i thotë ndër të tjera zëvendësdrejtori i Burgjeve biznesmenit Sinani, i cili në fakt nuk ishte zyrtarisht fitues i tenderit, por me marrëveshje do të kryente furnizimin me ushqim dhe do të përfitonte paratë nga tenderi.

Sipas prokurorisë administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.

Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi.

Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.

Sipas hetimit rezulton se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.5.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

“Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas përgjimeve dhe hetimeve në terren rezulton se zëvendësdrejtori Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.5.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla.

“Nga veprimet e tij, del qartë dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri në lidhjen e kontratës”, komunikoi Prokuroria, e cila pohon se janë nën hetim edhe disa procedura të tjera prokurimi të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku përfitues janë të njëjtët persona….

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × two =