Marrëveshje për njohjen e viteve të punës, Shqipëri-Maqedoni

Ekonomi
267
0
sample-ad
13662449_10202145281351182_275433517_o-300x200

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi priti në takim zyrtar Ministrin e Punës dhe Cështjeve Sociale të Maqedonisë, z. Dime Spasov. Zhvillimi i tregut të punës, bashkëpunimi për cështjet sociale, bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional, bashkëpunimi rinor ishin disa nga cështjet që u diskutuan në takimin mes z. Klosi dhe homologut maqedonas.

Mes dy ministrave u nënshkrua marrëveshja e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja njeh vitet e punës për qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni dhe anasjelltas, njeh vitet e punës së qytetarëve maqedonas që punojnë në vendin tonë.

Marrëveshja do të zbatohet për skemën e sigurimeve shoqërore dhe konkretisht për përfitime financiare për:

– sëmundje, për personat e punësuar;

– barrëlindje, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuar

– aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar

– pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 1 =