Këshilltarja, akuza të renda ndaj ambasadores shqiptare në OKB (VIDEO)

AktualitetKryesore
465
0
sample-ad

kodra

Ambasadorja e Misionit, Filloreta Kodra, nuk disponon mjetin e parë të diplomacisë, që është arti i komunikimit dhe sjelljes. Format e saj të sjelljes janë gjithmonë mes britmash dhe ulërimash…Paguan si financier bashkëshortin e saj Astrit Kodra, pensionist…

Blerina Zoto, këshilltare në Misionin Diplomatik pranë OKB në Gjenevë, tashmë e shkarkuar, nëpërmjet një shkrimi për gazetën “Panorama” ka publikuar akuza tejet të renda për ambasadoren shqiptare Filloreta Kodra. Në shkrimin e saj me titull “Diplomacia shqiptare në OKB/Gjenevë, lënë në duart e Filloreta Kodrës dhe Dorina Xhixhos, po nxin faqen e Shqipërisë në OKB dhe po dhunon, deningron dhe përdhos punonjës profesionistë dhe të ndërgjegjshëm në shërbimin diplomatik shqiptar,” këshilltarja paraqet situatën e shërbimit diplomatik në Gjenevë.

“Ambasadorja e Misionit, Filloreta Kodra, nuk disponon mjetin e parë të diplomacisë, që është arti i komunikimit dhe sjelljes. Format e saj të sjelljes janë të tipit, po ju citoj dhe gjithmonë mes britmash dhe ulërimash:

“Dil jashtë nga zyra imë, jam unë shefe këtu, shporru dhe nuk do të komunikosh më me gojë me mua por vetëm me shkrim, unë të zhduk ty që këtu dhe të tjera që kam 16 muaj që dëgjoj ditë pas dite. Sjellje preferenciale dhe shpërdorim të ambientit të punës. E preferuara e ambasadores së Misionit dhe mentore e saj është Dorina Xhixho, e cila nuk ka orar në punë. Dita e saj fillon afër drekës, vazhdimi është në varësi të dëshirave të saj. sjellja preferenciale është e dukshme dhe për cilindo që mund të vijë dhe të vizitojë Misionin për pak kohë, orë ndoshta.

Dueti Kodra-Xhixho janë gjithë ditën së bashku. Domethenë në Mision Shqipëria ka dy ambsadore. Zyra e ambasadores së Misionit, orëve të pasdites kthehet në një kafene tymnajë nga duhani që konsumojnë, ndërsa punonjësit e tjerë punojnë me dhe pa orë. Personalisht, por edhe kolegët, qëndrojmë deri në orët e vona të darkës shpesh edhe në fundjavë. Verën e vitit 2015, ambasadorja kodra cakton dhe paguan si financier të Misionit, bashkëshortin e saj Astrit Kodra, pensionist, shkelje flagrante e ligjit dhe rreullit, shkelje që u faktua dhe nga MPJ dhe bashkëshorti i saj u largua nga ai pozicion, por për disa muaj, familja Kodra menaxhonte dhe 헹᨜rmoste vetë financat e Misionit të Shqipërisë në OKB. Dorina Xhixho që nuk është diplomate, ka 7 vjet në të; njëkohësisht, shtetase zvicerane, makinën e saj private e ka kaluar automjet me targa diplomatike, me 헹᨜rmën e Kodrës, kundër të gjitha ligjeve dhe rregullave.

Kur shkova në punë në Misionin, shefja e Misionit urdhëroi të mos vendosem ën zyrë me kolegët diplomat, port ë më pozicionojë në korridor në 헹᨜llim të sallës së madhe të pritjes ku sajoi një tavolinë pune. Për këtë improvizim, nga fondi i MMSR pa pyetur, jashtë çdo rregulli për përdorimin e zërit investime, përdori 5 mijë franga për të blerë një tavolinë-dollap pune ku do të vendosja kompjuterin. Kjo mobilie e thjeshtë pune, mes ofertave të mbledhura nëpër biznese e Gjenevës nga Dorina Xhixhi, kushtoi as më pak dhe as më shumë 5000 franga zviceran ose 4600 euro ose 6.5 mln lekë të vjetër, sa një makinë. Nuk besoj se tavolina e punës së ministrit tim kushton më shumë”, shkruan këshilltarja Blerina Zoto.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + four =