"Matrioshka 88"

Opinion
502
0
sample-ad

matrioshkat

Nga: Kastriot KOTONI

Matrioshkat janë dhurata shumë të respektueshme dhe shprehin një konsideratë të lartë të popullit rus për të gjithë njerezit të cilëve ua dhurojnë. Po në vijimësi të argumentit tonë, po i perifrazojmë kukullat ruse për qëndrimin e opozitës shqiptare në drejtim të Reformës në Drejtësi. Qendrimi i saj po u ngjan shumë kukullave të “Matrioshkës” të cilat janë kopjo tejet origjinale me kukullën e madhe.

Turbulencat e politikës shqiptare të ndershme, të moralshme, të pacipa dhe të pangjyrë presin 21 korrikun si ditën e së vërtetës.Ishim të lodhur nga mirënjohja ndaj perëndimit për këto 25 vjet. Duket sikur thonë: “Ish komunistët kureshtarë të cilët ndërruan teserën e partisë në një ditë të bukur të vitit 1990”. Shitën e c’nuk shitën nga pasuritë e këtij populli në emër të kapitalizmit.

Humbin rrugën e integrimit për hir të pushtetit dhe makutërisë pa kufij. Tash si qeni me erë i cili ka mësyer dyert e kancelarive perëndimore i duket vetja se është pjesëtar i familjes së tyre. Ndaj dhe nxitojnë t’u bëjnë bisht të gjitha arsyeve demokratike e këshillave të aleatëve.

Neni “88” po fakton më së miri arsyen se në vend të debatit në një parti demokratike ka sot vetëm një qëndrim. Mbajtja peng në logjikën e kushtrimit të të parëve e ka cuar këtë parti drejt kopjes së kukullës së madhe “Matrioshkës”. Mazhoranca duhej të kishte zgjedhur më mirë politikën e argumentit sesa mbajtjen e fjalës ndaj perëndimit.

Atmosfera e një politike të re nuk ka shanse të duket në horizont, a thua se Reforma në Drejtësi do ti ngjante thënies si tek filmi “Përballimi”, ku, Martin Kreka, u thotë agjitatorëve komunistë: “Kush ju tha ju se plani 2 – 3 vjecar do të na sjellë begatinë?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − 8 =