Edhe Rama si Berisha e Meta, e trajton pushtetin si pronë private

EditorialKryesoreOpinion
422
0
sample-ad

Nga: Arber DALMATI

Në mbledhjen e të henës qeveria ka vendimuar dhënien e shumës 1 milion euro, të rrjedhur nga buxheti i taksapaguesve, futbollistëve, ndërkohë që ato mund të ndihmonin jo pak për zbutjes e varfërisë së tejshkajëshme të shtresave në nevojë etj.
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka uruar shpërthyeshëm, djemtë e ekipit tonë kombëtar për fitoren e ndeshjes me Rumani, ditën e diel, ndër të tjera u ka premtuar edhe dhënien e një premioje financiare dhe pasaporta diplomatike.
Pohimin zyrtarë të këtij fakti e ka bërë Armando Duka, presidenti në detyrë i FSHF-së, gjatë një intervistë dhënë pas përfundimit të ndeshjes. Duka ka thenë ( ndiq videon më poshtë), se premtimin për shpërblim financiar e pasaportë diplomatike, kreu i qeverisë Rama e ka bërë në dhomat e zhveshjes, kur ka patur një telefonatë me futbollistët pas ndeshjes me Rumaninë.

Por ai që e zyrtarizon këtë rrefim të Dukës është në vendim i marrë  nga qeveria, me urgjencën e gjendjes së pragluftës,ditën e sotme. Një vendim që nuk është parë të meret as në raste përmbytjesh e katastrofa të tjera. Ja teksti i tij:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) eurosh, për shpërblimin e Ekipit Kombëtar të Futbollit.

2.       Kundërvlefta në lekë e këtij fondi t’i akordohet në formën e transfertës  Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3.       Efektet financiare sipas pikës 1 të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.

4.       Ngarkohen  Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë mes është sjellja e Kryeministrit “rilindas”, që e trajton funksionin e pushtetit sikur të jetë pronë e tij dhe jo e taksapaguesve që e paguajnë bajagi shtrenjtë qënien e shtetit në shërbim të tyre.

Që djemtë e kombëtares duhen përgëzuar për këtë fitore, kjo është mëse normale, por ti premtosh e japësh shpërblime financiare, apo të tjera premio që rrjedhin nga fondet publike, si dhe shpërblime diplomatike, si ato më sipër, kjo nuk ka as sens e as vend, pasi, më së pari: për shpërblimin financiar duhen pyetur ata që e mbushin arkën e buxhetit të shtetit, pra taksapaguesit më të varfër të europës, buxhetet e të cilëve janë si nata me ditën krahasuar me ato të futbollistëve, sikurse paisja e këtyre të fundit me pasportave diplomatike ska lidhje fare me Kryeministrin, por me ligjin, me një serë kriteresh që duhet të plotësojnë personat posedues të tyre.

Nuk duhet harruar: janë një milion euro, që do të thotë rreth  njëqind e dyzetë milion lekë, me të cilat mund të ndihmohen jo pak shtresat në nevojë, për ti zbutur varfërinë e tejskajëshme që vuajnë si pasojë e mosqeverisjes siç duhet etj.

Në këtë pikë Rama nuk ka asnjë ndryshim nga Berisha, Meta e Nishani që përgjatë viteve e kanë trajtuar pushtetin dhe autoritetin e shtetit, kushtetueshmërisht pronë e taksapaguesve, si të jetë mall privat.

Kanë bërë të pasur, kanë rënuar, kanë dekoruar e çdekoruar, kanë shpërblyer me pensione të posaçme e pasaporta shërbimi e diplomatike, kanë futur në burg, kanë rrahur, kanë shpallur dëshmor e pishtarë etj., cilin u ka dashur qejfi, duke anashkaluar çdo lloj kriteri e ligji.

Jemi njësoj si në kohën e komunizmit kur jeta e çdo shqiptare ishte në dorën e sekretarëve të parë që komandonin pushtetin e shtetit dhe vendosnin për fatin e kujtdo dhe për gjithçka. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada në paskomunizëm ende qeverisësit e pushtetarët tanë paskomunistë nuk po kuptojnë se në ndryshim nga pushteti i Enver Hoxhës, që i konsideronte masat punonjëse leva në dorë të partisë, në këtë herë të re masat janë takspagues. Që do të thotë se paguajnë për të mbajtur në këmbë shtetin e pushtetin, i cili pikërisht se është i punësuar prej tyre, sepse mbahet me kontributet e taksapaguesve nuk lë shteg për ti anashkaluar dhe marrë vendime personale-padronale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 + 8 =