Ekskluzive/ Ngërçi përfshin edhe PD-në e Kurbinit, bastionin e të djathtës

AktualitetKryesore
335
0
sample-ad
largea_kurbin-620x3211434872669

Nga: Ahmet ZANI

– Kurbini i njohur në bëmat e politikës pas pluripartizmit, ndër qytetet ku dominonte formacioni i djathtë dhe për disa vite radhazi fitorja ishte e padiskutueshme. Ndodh që dhe brenda formacionit partiak mbizotërojnë elementë të pakënaqur për të penguar aktivitetin partiak, dhe kësisoj një vit më parë në zgjedhjet vendore, kandidati i së djathtës figuronte vetëm në listë, pa miratimin e forcës politike duke u bërë mjaft problematik nga subjekti i opozitës.

Ndonëse PD e Kurbinit kundërshtoj vendimet e ligjëruara nga KQZ, për atë që nuk përbënte propozimin e tyre, ndodhi që ky subjek politik të tërhiqej nga gara. Pas asaj që rodhi në zgjedhjet vendore duket se problemet politike brenda së djathës dhe kryesisht opozitës në Kurbin nuk kanë rrugën e duhur, pavarisisht akuzave për qeverisje jo të mirë nga kreu aktual i së majtës.

Problemi i këtij ngërçi brenda PD-së është shfaqur dhe në takimet organizative nga disa elementë të cilët kërkojnë të zbrapsin aktivistë të njohur. Në një komunikatë lëshuar nga një grup aktivistësh të PD në Kurbin thuhet se është mohuar e drejta e pjesmarrjes në takimet e strukturave, ndërsa për të ashtëquajturin incident, në PD-në Kurbin është njoftuar dhe Lulzim Basha kryetari i PDSH.

Mark Palaj, Gjergj Oroshi, ish- kreu i PD-së në Kurbin, si dhe disa nga aktivistët e hershëm do të sinjalizonin strukturat e larta partiake referuar incidentit nga takimi i strukturave partiake të Kurbinit. Mark Palaj është drejtuar strukturave të larta të PD-së dhe konkretisht z. Lulzim Basha për ndëryerje të menjëhershme në zgjidhjen e polemikave partiake në strukturat e PD-së në Kurbin.

Mark Palaj si kreu i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut për seksionin shqiptar ka përcjellë apelimin referuar situatës brenda subjektit politik në Kurbin, njëkohësisht ai kërkon ndërhyerje të menjëhershme, në mbështetje të iniciativës politike për çeshtjet Kombëtare!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + five =