Ilir Meta po del tek vetja

EditorialKryesoreOpinion
717
0
sample-ad

Edi-Rama-Ilir-Meta sk

Nga: Arber DALMATI

– Ilir Meta ia doli që takimin e premtuar si kryetar i Kuvendit ta trajtojë si takim të LSI me PD-në. Kjo është sjellje tipike e tij. Një sjellje, si shenjë paralajmëruese për ikjen në interesat e tij, nga ortakëria me Edi Ramën….

Për takimin e të hënës midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashë shumica parlamentare u soll institucionalisht si koalicion i bashkëpërfaqësuar. Në të kundërt të asaj çka ishte publikuar më parë për një takim “kokë më kokë” vetëm midis Bashës dhe Ramës, ky i fundit, përfshiu në delegacionin bisedor edhe sekretarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilin.

Në fakt, prania e këtij të fundit nuk ishte thjesht e vetëm si Tit Vasili, por si  “veshi shetitës, syri vëzhgues dhe goja raportuese” e gjithçkaje tek kreu i LSI-së, Ilir Meta, i gjendur, sdihet me qëllim largimi, apo pa qëllim drejt SHBA-së.

Tri ditë më pas, për të mbuluar të ashtuquajturin “lapsus” me axhenden e Parlamentit, Ilir Meta, i rikthyer nga Amerika, në cilësine e kreut te Parlamentit kërkoi takim në një hotel privat me Bashën. Në këtë takim, Meta si kryetar Parlamenti u soll më shumë si kryetar i LSI, pasi vërtet mori në takim drejtorin e kabinetit, por edhe anëtarin e kryesisë së LSI-së, Sokol Dervishin.

Pra ia doli që takimin e premtuar si kryetar i Kuvendit ta trajtojë si takim të LSI me PD-në. Kjo është sjellje tipike e tij. Një sjellje, si shenjë paralajmëruese për ikjen në interesat e tij, nga ortakëria me Edi Ramën. Dhe dihet që Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,  për Reformën në Drejtësi janë kryekeput të ndarë në përmbajtje.

Shihni çpo ngjet me Prokurorinë dhe gjyqësorin! Dy pjesët e sistemit të kalbur të drejtësisë janë hedhur në ofensivën e fundit shërbyese për llogari të kastës së vjetër politike. Gjyqësori i mbetur po nis proceset ndaj disa titullarëve të vënë në poste nga Partia Socialiste e Ramës dhe po krijojnë modelin e një standarti të ri në raport me pseudodrejtësinë.

Prokuroria është në një proces vetekzekiti në rastin e Drejtorit të Policisë, sikunder edhe në rastin me Ministrin e Brendshëm. Ky skenar amator po vijon dhe ka për të qenë një histori bumerangu në epilog të sistemit të kalbur të pseudodrejtësisë së sotme berishiste.

Të gjithë në shërbim për dikë! Kjo gjendje dhe lojrat diabolike me metodologji të vjetër të kastës politike, po përshpejtojnë zgjedhjet e reja të parakohshme dhe nxitjen e sovranit për një ofensivë referendare. Kasta partitokratike po përpiqet të shkruajë një kapitull të fundit, me mendjen dhe ndërgjegjen e vjetër se mund të ripërdore shtetin dhe sistemin, për të ruajtur pushtetin personal.

Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × four =