Sfidat e sotme të "EURO 2016"

KryesoreSport
288
0
sample-ad

Euro-2016-france-2

Një ditë e ngjeshur me futboll të bukur të ofruar nga spektakli i Euro 2016. Sot luan Spanja-Italia dhe Suedia si emrat më të mëdha përpara rivalëve të tyre.

Ora 15:00: Spanjë-Çeki. Sfida e orës 15:00 do të luhet në ‘Stadium de Toulouse‘ e cila ka një kapacitet prej 33150 vendesh dhe cilësohet si stadiumi më i vogël i këtij europiani. Një sfidë fituesish teksa përballen 3 herë kampionët dhe aktual spanjoll me kampionët e vitit 1976. Spanja ka arritur fitore në 3 takimet e fundit mes tyre dhe Spanja e Del Bosque do të vazhdojë të zgjat 8 fitoret radhazi nëpër kompeticione. Spanja sot vjen me lojtarë të rinj në përbërje që Cekia pa diskutim do t’i ketë frikë por mjafton që Petr Cech të jetë në ditën e tij më të mirë.

Ora 18:00: Irlandë-Suedi Sfida e orës 18:00 do të sjell përballjen e futbollit britanik dhe atij nordik. Irlanda rikthehet në europian për të dytën herë radhazi dhe kërkon të prish historinë duke u përpjekur të mund Suedinë që ka një rekord pozitiv ndaj irlandezëve (4 Fitore-2 Barazime). Stadiumi Saint-Denis do të mirëpres ‘Zotin’ e Parisit Zlatan Ibrahimovic dhe presin mrekulli të tjera duke lënë akoma shenjë në kryeqytetin francez.Pritet një ndeshje e fortë por Suedia nis favorite sepse ka … Zlatan Ibrahimovic.

Ora 21:00: Belgjikë-Itali : Në Lyon luhet kryesfida e ditës. Superekipi i Belgjikës ndaj të kritikuarve italianë. Ora 21:00 është një orë për të shijuar mrekullinë e kësaj sfide. Italia kërkon të mbyll gojën e kritikëve të cilët janë të pabindur mbi 23-shen e dërguar në Francë ndërkohë që Belgjika ka nevojë për potencialin e De Bruyne-Hazard për të sigluar një tre pikësh të mirë. Italia i beson dyshes së sulmit Pelle-Eder. Kjo sfidë nuk ka nevojë për fjalë të tepërta sepse duhet parë dhe shijuar dhe më pas komentuar.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 16 =