U dhunua publikisht/ Kërkesa e fundit ndaj gjykatës për fëmijët, falenderon mes lotësh institucionet

KryesoreSociale
202
0
sample-ad
Marsela-696x374

Marsela është gruaja nga Vlora e cila ka turbulluar opinionin publik me dhunën që u ushtrua ndaj saj nga ish-bashkëshorti i saj. Rrjetet sociale nxorrën nga rrjeta një ngjarje të rëndë, që për Marselën nuk ishte e para, por që vetëm kjo depërtoi në mediat soiale për të marrë më pas përmasat që sot ka.

Lexo.al është lidhur sot edhe me Marselën, edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social në Bashkinë Vlorë, Irena Stasa. Stasa na tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes, deri në momentin që flasim, ku Marsela ndodhet në spital pasi ka një shembje në shpatull nga dhuna e ushtruar.

Drejtoresha Stasa tha për redaksinë e Lexo.al se që në momentin e parë që janë njohur me rastin kanë shkuar në polici, ku kanë komunikuar me policinë për rastin. Gjithashtu zyra drejtoria e Marrëdhënieve me Qytetarët në kryeministri ka ndjekur hap pas hapi rastin.
Sipas Stasës, ka qenë vetë Marsela që kishte marrë në telefon policinë menjëherë pas dhunës së ushtruar, ndërkohë që ish-burri i saj dhunues, i rënduar psikologjikisht, Stasa tregon se ka shkuar vetë te një polic dhe i ka thënë që ta çonte diku se nuk ndjehej mirë. Në atë moment, polici e ka marrë dhe e ka shoqëruar për në komisariat.

Ndërkohë, Marsela është shoqëruar për në spital ku ndodhet dhe sot duke u trajtuar nga shembja në shpatull, tregon drejtoresha Stasa.

Por, me gjithë suportin në rrjetet sociale, Marsela sot kur e telefonuam ishte e emocionuar nga mbështetja që kishte marrë nga Shërbimi Social i Bashkisë, i cili në bashkëpunim dhe koordinim me zyrën e Marrëdhënieve me Qytetarin në kryeministri i kanë dhënë dhe vijojnë ti japin. Zyra e Marrëdhënieve me Qytetarin në Kryeministri ka qenë në kohë të plotë në komunikim me Shërbimin Social, që kanë vepruar në kohë rekord për të bërë më të mirën për rastin.

Ç’është bërë veç qëndrimit pranë Marselës?
Fëmija 2 vjeçar i Marselës do të shkojë në çerdhe ku shpenzimet do t’i mbulojë Bashkia Vlorë. Ndërkohë që fëmija 6 vjeçar do të regjistroohet në shkollën më të afërt pranë shtëpisë. Marsela, e cila ka vetëm 8 klasë shkollë, gjithashtu do të fillojë brenda ditëve një punë. është koordinuar dhe vendosur që ajo të nënshkrujë kontratën me një shkollë në Vlorë që kishte nevojë për sanitare. Edhe ndihma sociale do t’i rritet. Pra, shihet një rreze drite!

Ne kontaktuam me Marselën e cila shprehu falenderim për të gjithë që u angazhuan për rastin e saj e që tani përpos mbështetjes morale aq shumë të rëndësishme, do të ketë një punë dhe fëmijët të stabilizuar Marsela nuk flet shumë, sepse e mbysin lotët, por shpreh pafund falenderime. “Faleminderit, shumë faleminderit për mbështetjen dhe gatishmërinë të gjithëve që më ndihmuan e më ndihmojnë“, shprehet ajo mes lotësh.

Por, Marsela ka një histori të trishtë nga pas. Ajo në fakt kishte 2 urdhëra mbrojtje nga gjykata, dhe sërish dhunohej. Prokuroria kishte 2 vjet që mbante dhe mban në sirtar letrat e Marselës, ndërkohë që ajo dhunohej e ish-burri nuk hetohej nga prokuroria.
Ajo sot ka edhe një kërkesë për gjykatën: “Dua që t’i heq ish-burrit fëmijët dhe ti mbaj vetëm unë“, shprehet ajo.

Ish-bashkëshorti i saj Ilir Paja është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe rrezikon deri në 5 vjet burg, për akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Shkelje të urdhrit të mbrojtjes”. /Lexo.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =