Lojërat 3D ndikim negativë te lojtarët

Shkenceknologji
213
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2360″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Një studim i Universitetit Ohio State ekzaminoi nivelet e inatosjes apo mërzitjes tek lojtarët pasi ata kishin luajtur lojëra 2D dhe 3D. Studimi arriti në përfundimin se lojërat 3D mund të shkaktojnë disa emocione negative tepër serioze. Ato rrisin nivelin e mërzitjes dhe egërsisë tek lojtarët si pasojë e skenave të dhunës që kanë. Me avancimin e teknologjisë po rriten dhe efektet negative mbi përdoruesit, ku gjysma e tyre ju kërkua të luanin një lojë të dhunshme,ndërsa të tjerëve një lojë të qetë.
Një grup prej 194 studentësh luajtën Grand Theft Auto IV në një ekran 17 inç 2D, 96 inç 2D dhe 96 inç 3D. Pas çdo seksioni ata shprehën ndjenjat e tyre duke përdorur numrat nga 1 deri tek 5. Studentët të cilët luajtën lojëra jo të dhunshme ishin tepër të relaksuar e të qetë pavarësisht se në çfarë ekrani po luanin. E kundërta me ata që luajtën lojëra të dhunshme të cilët u shprehën se ishin të inatosur dhe aspak të qetë pasi luajtën në një ekran 3D. Zhvilluesit e studimit deklaruan se kombinimi i lojërave të dhunshme dhe ekranit 3D mund të sjellë shumë probleme dhe kjo është diçka që duhet marrë parasysh nga të gjithë duke filluar nga prodhuesit e pajisjeve elektronike, atyre të lojërave, përdoruesit dhe prindërit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + 15 =