Një skuadër mjaft sekrete vrasësish shqiptarë

IntervistaKryesore
252
0
sample-ad

 

vrasesi

“Ekzistencën e kësaj skuadre unë e kam mësuar në ‘97 në kohë të trazirave, ndërsa atë të grupit antikrim që në 1994-n, kohë kur është krijuar. Disa janë vrarë, disa kanë ikur jashtë shtetit dhe disa prej tyre vazhdojnë veprimtarinë si vrasës profesionistë me pagesë..

Ish truproja e Sali Berishës, përgjatë kohës kur ky i fundit ka qenë president i vendit, Izet Haxhia, vazhdon të dëshmojë rreth veprimtarisë së fshehtë, por që, falë kontributit të tij, po nis të zbardhet. Janë fakte e ngjarje të frikëshme, që si protagonistë kanë nivele të larta të kupolës shtetërore. Plane përmbysjesh, përgjimesh, deri dhe vrasje të atyre që deri më tash mendohej se ishin bashkëpunëtor të ngushtë të “Marshallit”, siç e etiketon Izeti Sali Berishë.

Dje, Izet Haxhia foli për një plan të Marshallit që synonte eliminimin fizik të Agim Shehut, ish zvendësministrit të Brendshëm, ndërsa sot, po për gazetën “Dita” ka dhenë të tjera dëshmi autentike. Njera nga të cilat flet për praninë e një skuadre mjaft sekrete vrasësish të venë në shërbim të politikës. Ja se si:

-Izet, ke pohuar se ndaj njeriut të afërt me të cilin e bashkojnë shumë çështje të errëta, ish zv.ministri i Brendshëm Agim Shehu, ish-presidenti Berisha ka urdhëruar një atentat. Në çfarë rrethanat ka ndodhur kjo sipas teje?

Ky rast është mbajtur i fshehtë, ka qenë viti ‘97 nga fundi, ndërkohë që arsyeja kuptohet. Agim Shehu ka qenë dora e zgjatur e krimit të Berishës në shumë ngjarje dhe Berisha duke ditur karakterin e të kaluarën e Shehut, si një person që punon me të gjithë ata që vijnë në pushtet, ka pasur frikë se mos ai përdorej në zbulimin e krimeve të tij si zbatues i tyre. Dhe marshalli e ka një huq: Që nuk i pëlqen të lerë në qarkullim njerëz që dinë për bëmat e tij kriminale.

March 1991, Tirane, Albania --- Democratic Party Leader Sali Berisha in His Office --- Image by © John Demos/Apeiron/Sygma/Corbis

Sali Berisha

agim shehu

Agim Shehu

-Ti flet për një grup, një skuadër apo organizatë që kryente vrasje për hesap të politikës. Ç’ka ndodhur me të nëse di diçka? 

Disa janë vrarë, disa kanë ikur jashtë shtetit dhe disa prej tyre vazhdojnë veprimtarinë si vrasës profesionistë me pagesë. Nuk mund të them me saktësi nëse ata që kanë ngelur përdoren nga Marshalli për vrasje.

Por marshalli nuk vuan për killera në shërbim të tij, sepse një skuadër vrasësish mjaft sekrete ka qenë në varësi e përdorim nga SHIK-u i Gazidedes. Në këtë skuadër ka pasë kryesisht njerëz nga Mirdita, pjesa e të persekutuarve të zgjedhur nga Xhahit Xhaferi.

Ekzistencën e kësaj skuadre unë e kam mësuar në ‘97 në kohë të trazirave, ndërsa atë të grupit antikrim që në 1994-n, kohë kur është krijuar. Kjo sepse në periudhën gjashtë mujore të parë, komandant i këtij grupimi ka qenë vëllai im. Por ka dhënë dorëheqjen sepse i është kërkuar etë kryejnë vrasj që binin ndesh me qëllimin e krijimit të këtij reparti, nën petkun e antidrogës, për të luftuar e ekzekutuar kriminelët që gjykata nuk mund t’i dënonte”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 4 =