Përse e kanë ndryshuar identitetin e mëparshëm këta gjyqtarë

AktualitetKryesore
1.1K
0
sample-ad

perendia e drejtesiseReferuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë e ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria. Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit.

Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe. Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu.

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi. Alia ishte akuzuar më parë nga ILDKP për kallzim të rremë pasurie, duke e fshehur të vërtetën.

Skënder Haluca, gjyqtarë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Vlorë, më parë ka mbajtur mbiemrin Buçpapa, pra Skënder Buçpapa, ndërkohë që Rexhina Merlika, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më parë quhej Gjelina Gojani.

Petraq Dhimitri, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, më parë njihej si Petraq Koço dhe kolegia e tij e të njejtës gjykatë, Myriban Kita, më parë njihej si Myriban Mullaj.

Ilir Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, deklaron se më parë njihej si Elefteros Çelikas, ndërsa Idriz Mulkurti, gjyqtarë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të krimeve të Renda, më parë njihej me identitetin Idriz Mulkurtaj.

Zihni Spahiu, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më parë mbante identitetin Zeni Spahiu.

Evjeni Sinoimeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, më parë mbante identitetin Engjeni Kaso, ndërsa Emiliano Ruli, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, më parë njihej si Emilio Ruli.

Durim Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, më parë mbante identitetin Duçe Hasa dhe kolegia e tij e të njejtës Gjykatë, Diamela Hoxha, para se të ndryshonte emrin njihej si Dianela Hoxha.

Besnik Hoxha, gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më parë njihej si Besnik Hoxhaj, ndërkohë që Artur Malaj, gjyqtarë pranë Gjykatës Administrative të Apelit, më parë mbante identitetin Artur Jazaj.

Artur Gaxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më parë njihej si Artur Gaxhi, ndërkohë që kolegu i tij i së njejtës Gjykatë, Arben Mullaj, më parë njihej si Arben Mulla, raporton “Shqiptarja.com”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 9 =