Pse mediat e Shkëlzenit dhe Saliut e shesin si të trembur Ilir Metën

AktualitetKryesore
275
0
sample-ad
SHTYPI

Gjithë mediat (me emra gjymtyrësh njerëzore, apo sendesh), në pronësi dhe influencë të Sali Berishës e djalit të tij Shkelzenit, kanë nisur ditët e fundit një sulm frontal kundër Ilir Metës, duke e rreshtuar atë në krah të kryeministrit Edi Rama.

Sigurisht, nisur nga fakti se Ilir Meta është pjesë qeverisëse, apo më saktë pjesa që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës, ky sulm i opozitës demokratikase do të konsiderohej veprim normal, por nuk është i tillë. Nuk është normal pasi koalicioni PS-LSI ka nisur që në vitin 2013 dhe nga kjo periudhë deri më tash i vetmi që ka ndjerë sulmet sistematike të opozitës ka qenë Edi Rama dhe partia që ai drejton, ndërkohë që sulmet ndaj Ilir Metës dhe LSI-së kanë qenë sezonale.

PD e ka sulmuar Ilir Metën vetëm kur ka kuptuar se diçka të fshehtë ai po luan me Edi Ramën, për ti dhenë sinjale të mos luaj nga llogorja e premtuar underground, domethenë për ta shantazhuar.

Pas një harrese disa mujore, paraditen e sotme, nëpërmjet një statusi në facebook, përmbajtjen e të cilit mediat në fjalë e kanë publikuar dukshëm, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka rreshtuar sërish Ilir Metën në krah të Edi Ramës, ndërsa shpërthente indinjatën për përjashtimin dhjetë ditor të deputetit Sali Ram Berisha nga Parlamenti.

“Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë… Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për ti mbyllur derën opozitës, për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme… Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme”,- ka kumetuar Basha, duke dashur ta shantazhoj ish aleatin Meta, të cilin në jo pak publikime të mediave që komandojnë berishajt, gjithmonë përpiqet ta paraqesin si të trembur nga e vërteta që, sipas tyre, Kryeparlamentari fsheh.

Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =