Trendet e reja për 2016

Tendence
1.2K
0
sample-ad

1- Koka e rruar në njërën anë
Evitojeni rruajtjen e kokës në njërën anë dhe lërjani 2015-ës. mendoni për flokë më të gjatë dhe me volum dhe hidheni njërën anë të flokut pas veshit për një pamje më të hijshme.

2-Onde të ngrira
Floku i kuruar mund të jetë komod dhe i qëndrueshëm por nuk duket aspak lezetshëm. Për një pamje sa më natyrale zgjidhni t’i krijoni ondet vet me anë të një piastre.

3- Konturi i dukshëm
Ky vit ka qenë i gjithi me konture të dukshëm por kjo tendencë duhet lënë pas. Fokusohuni te një make up sa më natyral por që thekson mollëzat.

4- Qerpikë të mëdhenj fallco
Pasja e qerpikëve sa më të mëdhenj është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen te sytë tuaj por ka edhe mënyra të tjera për ta bërë këtë, pa ndihmën e qerpikëve të mëdhenj dhe aspak natyralë. Për tu siguruar që qerpikët tuaj të duken natyral mjafton të aplikoni disa herë rimelin, duke pritur disa minuta nga aplikimi në aplikim. një tjetër mënyrë për të pasur këtë rezultat është edhe vnedosje e qerpikëve fals vetëm në këndin e jashtëm të syrit tuaj.

5- Vijëzimi i tepërt i buzëve
Nëse keni buzë shumë të holla dhe doni të krijoni pamjen e buzëve më të mëdha zgjidhni një mënyrë sa më natyrale, vendosni një shkëlqyes dhe pastaj bëni vijëzimin duke e plotësuar mbushjen me buzëkuq të të njëjtit tonalitet. Në të kundërt nëse keni buzë të plota si Angelina Jolie, zgjidhni një buzëkuq ngjyrë mishi, ose ngjyra të lehta sepse është shumë e rëndëisshme që buzët tuaja të jenë në propocion me tiparet e tjera të fytyrës.

6- Kapja e flokëve bisht në majë të kokës
Nëse dëshironi të keni një pamje më të sofistikuar tuajën atëherë bishti i kapur në majë të kokës ju prish shumë punë. Kalojeni bishtin pas dhe do të dukeni shumë më fine.

7- Sy super të zinj
Sytë e zinj duket se nuk do të zhduken asnjëherë por ama nuk është e nevojshme lyerja e tyre deri pranë vetullës. Mjafton të aplikoni tonin e zi të syve vetëm në qepalla. Për tu siguruar që do të dukeni mirë mund të bëni edhe një miks tonesh të errëta.

8- Extension super të gjatë
Kjo gjatësi e flokëve është idealE nëse doni të dukeni si Elsa, por këtë vit kanë qenë janë tendencë flokët e shkurtër dhe prerjet chic.

9- Vetulla të vizatuara si kuti
Kjo pamje vetëm e bukur që nuk është! 2 forma të çuditshme mbi sy?! Make up-i nuk ëhstë vendi për të bërë gjeometri. Shkoni drejt natyrales sa më shpejt në vend të harqeve false dhe formave të krijuara keqazi.

10- Look lejla
Ngjyra lejla në flokë pati një rikthim të fuqishëm por duhet të mbetet këtu dhe me kaq! Tendencat e reja na çojnë drejt ngjyrave të errëta dhe thuajse natyrale.

11- Lëkura më shumë se e bronxtë
Ky look ju bën të dukeni si të ngecur në ishujt tropikal dhe për vite të tëra pa krem mbrojtës. Ka plot mënyra se si të krijoni një pamje krejtësisht natyrale, mjaft të kërkoni në internet.

12- Modeli ‘ombre’ i flokëve
Lamtumirë ‘ombre’! Është koha për Balayage, lyerje e majave të flokut për një rezultat sa më natyral.

13- Thonjtë si kthetra
Qofshin në ngjyra të lehta apo jo, thonjtë e gjatë si kthetra duhet të zhduken! Tani të gjithë vajzat janë duke u drejtuar drejt thonjve natyralë, të shkurtër dhe katrorë.

14- Dritëhije të mbingarkuara
Viti që vjen është perfekt për të lënë pasdritëhijet shkëlqyese në fytyrë. Për një pamje sa më të mirë, shkoni për një look ‘I woke up like this’

15- Gërsheta vetëm nga një anë
Nëse doni një pamje sa më tërheqje harrojini gërshetat vetëm nga njëra anë.

16- Thonjtë 3D
Le të zhduken me 2015-ën. Është koha e thonjve të shkurtër dhe natyralë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 7 =