Shokuese/ Mësojnë se janë motër e vëlla, ditën e dasmës

Histori te rralla
185
0
sample-ad
fotograf_per_dasme_dasma_perfekte

Dy të rinj kanë mësuar se janë motër dhe vëlla pasi kishin 5 vite të lidhur dhe vendosën të martoheshin. Vajza është shtatzënë dhe do të lindë muajin tjetër. Çifti që u njoh gjatë studimeve dhe vendosi të martohej, por kjo u kthye në ditën më të tmerrshme të jetës së tyre.

Gjatë takimit me prindërit ata mësuan se në të vërtetë janë vëlla e motër. Djali dhe vajza nga Afrika Jugore u rritën veçmas pasi prindërit e tyre ishin divorcuar kur ata ishin njëri tetëmuajsh dhe tjetri dy vjeç. Vajza ishte rritur me nënën dhe djali me babanë.

Fëmijët kishin jetuar në qytete të ndryshme në Nelsprut dhe në Bushbukbrigde, ndërsa u takuan në vitin 2007 gjatë shkollës ku edhe u dashuruan. Gjatë 5 viteve të lidhjes së tyre, ata nuk ia kishin prezantuar prindërit njëri-tjetrit.

Vajza thotë se ka qenë dashuri në shikim të parë. “Kemi studiuar bashkë dhe kur e pashë menjëherë u lidhëm. U dashuruam po atë ditë dhe nuk u kthyem kurrë prapa. Nuk arrini ta kuptoni sa e shokuar jam. Sidomos tani që fëmija është duke lindur. Nuk e di ç’do t’i themi kur të rritet”, u shpreh ajo.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + sixteen =