Pse hesht Berisha për lidhjet e "Escobarit të Ballkanit" me Ilir Metën

Kryesore
385
0
sample-ad

Pa zhurmë këto kohët e fundit, pa asnjë deklaratë kundër tij, Ilir Meta tashmë nuk merret më me gjëra të vogla, siç janë marrja e përqindjeve të parave në të gjitha kompanitë që kanë lekë në Shqipëri, në të gjitha bizneset që kanë lekë në Shqipëri. Jo. Tashmë Meta i është rikthyer dhe përzierjes në trafiqet e nivelit më të lartë, duke marrë dhe taksën e drogës si atëherë në kohët e largëta të vitive 2000 kur shoferi i bashkëshortes së tij arrestohej në Morine me lendë narkotike, apo kur Almir Rrapi ish-këshilltari i tij në Ministrinë e Jashtme ishte në krye të të gjitha trafiqeve dhe bandave të vrasjeve, në bashkëpunim me bandën më të rrezikshme të Nju Jorkut dhe që tashmë ka ‘bilbilosur’ si i penduar në SHBA, duke marrë statusin e të penduarit në këmbim të kallzimit të “shokëve”.

Tashmë Meta e ka ngritur “stekën” më lart, teksa ka emëruar në krye të drejtorisë së Rrugëve në jug të vendit, pikërisht aty ku kryqëzohen rrugët tokësore, detare dhe kufitare të drogës njeriun e tij, Klement Balilin, të cilësuar si kapon e drogës së të gjithë Ballkanit nga ana e qeverisë dhe organieve ligjzbatuese greke. Pikërisht ky njeri është në listën e të punësuerve të Metës dhe që rakordon çdo muaj shumat në LSI si një “detyrim” për partinë. Nga ana e Ministrisë së Transporteve të drejtuara nga LSI, drejtorisë së rrugëve po të LSI nuk është bërë asnjë deklaratë nëse ekziston apo nuk është frymor një emër i htillë, e jo më të marrë përgjegjësi për të thënë se ishte një emërim i gabuar ose jo i gabuar sipas mundësisë dhe takatit që të mbrojë dhe publikisht njeriun e tij.

Mbi të gjitha Klement Balili 46-vjeçari që akuzohet dobët përmes Ristanit nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike prej 2 vitesh është Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në jug të vendit. Dhe ku Mediat greke pohojnë se sasia prej 700 kilogram Cannabis Sativa që u sekuestrua pak ditë më parë në vendin helen i përket një biznesmeni të suksesshëm shqiptar, PD pretendon se është fjala pikërisht për Klement Balilin, cili së fundmi është edhe pronar i kompleksit turistik “Santa Quaranta”, ndër më luksozët dhe më modernët në bregdetin e Sarandës dhe më gjerë me një vlerë mbi 3 milionë euro.

2 vite më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani në një dalje për mediat akuzoi Klement Balilin si një person i përfshirë në trafikun e drogës, duke zbardhur dhe nje fletë arresti të vitit 2006 për të, është arrestuar nga policia në kuadër të një aksioni antidrogë që u finalizua me prangosjen e disa personave mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që me uljen e toneve të përplasjes së Berishës dhe të PD me Metën në përpjekje për ta joshur këtë të fundit që të rikthehet në koalicion me PD për të rrëzuar Ramën nga qeverisja, u “harrua” dhe Balili, i cili butë butë i bë drejtor rrugëve në jug të vendit.

Ndërkohë që për çudi ditën e sotme, në murin e adresës së Berishës në facebook kemi parë të gjitha llojet e mundshme të denoncimeve të qytetarëve dixhitale, ndërkohë që asnjë fjalë për akuzat ndaj Balilit, drejtorit të rrugëve të qeverisë së majtë. Berisha zakonisht nuk i lë raste të tilla të “bien në tokë” por sot Berisha asnjë fjalë për Balilin, drejtorin e aleatit të tij Meta. Dhe Ristani që doli në një deklarim të vagët për mediat, më shumë sulmoi policinë e shtetit, tashmë përmes lidhjeve të “çdo lloj krimi me ministrin Tahiri dhe me Shullazin”, duke e kthyer ne thuajse sport kombëtar këtë punën e akuzave ndaj policisë dhe ministrit të Brendshëm.

Ndërsa ka qënë policia e shtetit ajo që në bashkëpunim dhe me policinë greke dhe antidrogën amerikane DEA kontribuoi në zbardhjen e këtij trafiku me një rreze të gjërë veprimi. Por Berisha do të vijojë të hështë, për sa kohë ka Metën në rrezen e tij të bashkëpunimit jo vetëm për të qënë kundër Ramës por dhe për të mbuluar të gjitha pisllëqet e njëri tjetrit ndër vite./Pamfleti.com

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − three =

%d bloggers like this: