Tendencat e lapsave të syve për festa

Tendence
796
0
sample-ad

Do t’i bëjnë sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më tërheqës.

Lapsat e rinj me ngjyrë për sytë lejojnë që të keni një pamje të freskët dhe tërheqëse. Është një nga tendencat e grimit për këtë dimër, si një alternativë e besueshme për një grim sa më të saktë dhe të përsosur. Bëhet fjalë për një vijëzim sa më të hollë për ta bërë më intensiv shikimin dhe që krijon një linjë të përsosur.

Për ta realizuar këtë nuk është e nevojshme të jeni një ekspert grimi. Ka shumë lapsa që janë vetë supër të hollë dhe që përdoren lehtësisht. Ata kanë një diametër sa 2/3 e lapsave normal që ju përdorni gjë e cila mundëson një aplikim sa më të saktë në pjesën e sipërme ku fillojnë qerpikët. Lapsat me ngjyrë kanë efekt edhe mbi qerpikët duke i bërë të duken më të plotë dhe më të bukur.

Ngjyrat që duhet të përdorni? Ngjyrë ulliri, ngjyrë blu, ngjyrë bezhë dhe një laps i z i hollë për të krijuar efektet e dëshiruara. Disa nga mënyrat se si mund të përdoren këta lapsa janë këto:

Dy vija: bëni një vijë të hollë mbi sy siç bëni penelin zakonisht dhe kësaj i shtoni një ngjyrë të ndryshme mbi vijën e parë që bëtë.

Sy si mace me dy ngjyra: përdorni një laps të errët dhe ndiqni formën natyrale të syrit deri në cepin e jashtëm të tij. Më pas përdorni një ngjyrë të hapur dhe vijëzoni vetëm pjesën e cepit të syrit nga jashtë në formën e qerpikëve. Për të pasur një pamje më intensive krijoni një vijë më të gjatë dhe krijoni formën e një harku sa më të theksuar.

Sy maceje: kjo është më e thjeshtë për t’u bërë nga ju. Mjafton një vijëzim në pjesën e sipërme të syrit dhe cepit e tij që varet nga dëshira dhe forma juaj e syrit. Mjafton që kjo vijë të jetë e hollë dhe me intensitetin që dëshironi.

Sytë gjysmë të ngjyrosur: ky grim është perfekt për gjatë ditës duke e bërë shikimin më intensiv. Vijëzoni me një laps të hollë dhe përdorni një ngjyrë tjetër për ta sfumuar atë në pjesën e jashtme. 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 9 =