Instagram do të shfaqë numrin e shikimeve të videove

Shkenceknologji
262
0
sample-ad
instagram-mien-phi-don-gian-nhat-696x267

Para disa ditësh, Instagram zbuloi se të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin njëkohësisht disa llogari brenda aplikacionit të saj. Sot, rrjeti social nën pronësi të Facebook-ut njoftoi se do të ofrojë së shpejti një tjetër veçori për përdoruesit. Gjatë javëve të ardhshme do të shfaqet numri i shikimeve të videove, siç mund ta shihni në foton e mësipërme.

Kompania ka vendosur të ofrojë këtë veçori duke qenë se shikimet e videove janë një nga format më të përhapura të reagimeve. Informacioni se sa herë është parë një video do të zëvendësojë pëlqimet. Për të parë numrin e pëlqimeve, ju duhet të klikoni tek fjala “shikimet”.

Instagram ka premtuar se do të sjellë disa veçori të reja tek aplikacioni gjatë këtij viti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =