Yjet bëjnë martesa për para

Showbizz
388
0
sample-ad

Dashuria është e komplikuar, por më e komplikuar është në qoftë se ndodh në Hollivud ku disa lidhje

pak a shumë janë kryesisht marrëveshje të biznesit.

Dihet se Kim Kardashian tani nuk ka nevojë për para nga ndokush, për shkak se ajo është mjaft e pasur. Megjithatë, mund të flitet për martesën e saj me lojtarin e basketbollit të NBA-së, Kris Humphries, në vitin 2011, e cila përfaqësonte një lëvizje ideale promocionale që u shpagua në masë të madhe. Edhe pse martesa zgjati vetëm 72 ditë, ajo arriti të fitojë 20 milionë dollarë nga një shumëllojshmëri e kontratave dhe të drejtave televizive.

Kevin Federline njihet me pseudonimin “mashkulli gjurmues”. Ai u martua në vitin 2004 me Britney Spears, gjë e cila ishte një surprizë e madhe për shkak se askush nuk kishte pritur që Britney të futej në lidhje me dikë si Kevin-i. Martesa e tyre zgjati tre vjet, gjatë së cilës kohë kishin dy djem. Pavarësisht nga të gjitha, Kevin është një baba i mirë dhe nëse llogaritet se ish-gruaja e tij peshon mbi 200 milionë dollarë, me siguri se ai nuk ka probleme me paratë.

Salma Hayek përveç se është njëfemër tërheqëse dhe e bukur,ajo është edhe shumë e pasur. Ajo u martua me dike që është edhe më i pasur se ajo, miliarderin francez, Francois Henri Pinole, me të cilin ka një vajzë.

Ish-striptizerja, Amber Rose, kishte filluar të merret me striptizë në moshën 15-vjeçare dhe shumë shpejt ishte e vetëdijshme se sa shumë mund të përfitojë, për shkak të pamjes së saj. Ajo ishte argëtuar me Kanye West nga viti 2008-2010, pas tij filloi të takohej me reperin, Wiz Khalifa, me të cilin u martua në vitin 2013. Ajo dukej se jetonte sikur në përralla, por Amber, disa muaj pas lindjes së djalit të tyre e paraqiti kërkesën për divorc për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti i saj. Kur të pushojë e gjithë zhurma në lidhje me divorcin, Amber me siguri do të ndahet e kënaqur me ndonjë milionë dollarë që i takon në bazë të marrëveshjes paramartesore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 3 =