Ekrani LG mblidhet si një gazetë (Foto)

Shkenceknologji
230
0
sample-ad
ekrani1_1451997837-3475951

LG po punon për të sjellë në treg një prototip të një ekrani 18 inç që mblidhet si një copë letre. Objektin kompania pritet ta zbulojë gjatë Shfaqjes Elektronike.

Që vitin e kaluar kompania zbuloi një teknologji të ngjashme si provë e këtij koncepti, por nuk shfaqi asnjë foto. Tani, si duket, LG është gati t’ia tregojë gjithë botës shpikjen e saj.

Kemi parë koncepte të tilla të ekraneve edhe nga kompani të tjera, si Sony, Samsung, Sharp etj. Megjithatë, LG po planifikon t’i përdorë këto ekrane tek televizorët.

Pas disa ditësh do të mund të shohim ekranin e ngjashëm me gazetën, si dhe një televizor 55 inç me ekran të hollë sa një letër.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − nine =