BABLOKU I TJERRMË / Tregim kinez për dashurinë

Shtypi letrar
526
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”46652″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ky tregim është një nga të përmbledhurit në libërthin me tregime për dashurinë të  shkruara në Kinë në shekullin e XVII, dhe të titulluar “Gjithçka për dashurinë”. Autori është anonim, emri i ka humbur shekujve ndërsa vepra jo, citon përkthyesi i tij në shqip Fitim Zekthi. Shijoheni…

TREGIM- EROTIK

BABLOKU I TJERRMË

Siç thotë poema :

Dashuria i jep krahë kurajës

luan me kë nuk mund ti dalë ballë.

Përnjëherë zemra vishet, flutron:

Më kot mbyllet dyzas qark  bukuroshes.

Na  kujtohet që burri i shkuar në moshë nuk mund ta mbajë për një kohë të gjatë   konkubinën  pranë tij. Dashuria dhe dëshira kanë pjesë të njëjta si tek burri ashtu edhe tek gruaja, madje edhe më shumë tek kjo e fundit. Madje kur pak nga pak ngjizen çift, nëse nuk i pëlqen zemrës së saj as edhe i ngop dëshirat e saj, vogëlushja  do të shthuret dhe e ligjshmja do të bëhet helmartisëse: ligj i pashmangshëm që është në natyrën e gjërave.

Në fshatin e Pemëve të Mëdha, në jug të përroit, rrëfen historia jonë, jetonte një bablok i thyer në  moshë me emrin Fu Cheng. Ai, mend, nuk kish ndjerë kurrë mungesën e asgjëje dhe, i mbërritur në një moshë të  shkuar nuk ëndërronte më veç mbi mjetet për të varur pasurinë e tij, e cila ishte e bëshme. Ai i përjetësonte ditët e tij duke administruar, grumbulluar interesa dhe përfitime, por nuk kish mundur të ketë një fëmijë megjithë mjaft konkubinat që kishte siguruar. Më në kërshëri e futnin ato që mbeteshin shtatëzëna  përnjëherë sapo martoheshin gjetkë, ndërsa me të kurrë më i vogli pinjoll nuk doli në dritë. Shumë mendonin që ish kopracia e tij e thekshme ajo që e meritonte këtë dënim të Qiellit duke e privuar kësisoj atë prej trashëgimtarit. Rreth të gjashtëdhjetave, teksa sodiste me kënaqësi hapësirën e tokave të tij në mezhdën e një are,  kaloi një i moshuar që mbante për dore një vogëlush. Ndërsa afrohej, ai shqoi një të njohur të hershëm që e mbiquanin Trimi.

– I kujt është ky fëmijë? e pyeti Fu Cheng.

– Është im bir

– Por ti nuk ke patur kurrë fëmijë, plakushi im, – thirri Fu Cheng,- si ia ke bërë?

– Asgjë të veçantë. Ndonëse ti dhe unë, kemi kaluar plotësisht mesin e jetës, Qielli nuk i braktis ata që janë ende në forcën e moshës: mjafton të marrësh një konkubinë apo të martohesh me shërbyesen: ti do të kesh krejt natyrshëm një djalë ose vajzë, aq më tepër që je edhe dy vjet më i ri se unë.

– Mos u  shqetëso nga kjo arsye! Shko shpejt të gjesh një mama të bukur: nuk duhet të

vonohesh!”

Fu Cheng mori pushim, i ndikuar prej inkurajimeve.Kur ktheu në shtëpi, ai nuk vonoi aspak të thërrasë ndërmjetsen dhe t’i kërkojë ti gjejë një vajzë të hijshme. Ajo  e gjeti në një fshat në mal, në veri. Pasuria e Fu-së i kishte bindur prindërit e vajzës të jepnin si konkubinë këtë vajzë të kolme e tërë nur për këtë plak të shthurur, një vashëz e vërtetë e quajtur Xinyu,” Nefrit-I Ri”.

Kësisoj shkon kënga :

Më e bukur se më i bukuri gur i ujit,

Për asgjë tjetër nuk do ti jepej plakushit.

Do ti vinte një mijë shtrëngime në murin dysh

Kurrë nuk do ta mbyllte zemrëne saj që shërim s’ kish

Kur e porsa martuara kaloi derën, ai zbuloi sa e dashur dhe e kënaqur ishte ajo, u  bë katërsh për ti pëlqyer. Vasha ishte ishte një virgjëreshë e krejttë që injoronte ende gjithë kënaqësitë e dashurisë. Merrni me mend turbullimin dhe pengesat në të cilat kaloi muaji i parë! Gjithë zjarr, gjithë flakë, plaku sillte aq krahë me dru sa i shtonin mjerimit të zakonshëm të moshës edhe një numër tjetër sëndisjesh.

Cilat, pyesni ju?

 Primo, veshëve zëzëllimat:

secundo, syve përlotimin:

tertio, hundës  rrjedhje të papushimtë,

Quarto, fytit  ngjirje të pandryshueshme,

Quinto, gjunjëve dhimbje dhe vërtitje,

Dhe së gjashti një dhimbje mesi paralizuese.

Trupi i përvuajtur prej mjaft dhimbjesh, e bishti siç i thuhet vulgarisht kësaj gjëje, nuk kishte aspak më as fortësinë e kërrnjotës që i varej në hundë. Si do të mundej ai ta lëronte paq gruan e tij të re? Një muaj e më përpjekje të kota përfunduar me eksitimin e vogëlushes bukuroshe, por pa e kënaqur atë. Një ditë të bukur, ajo mori kurajon të marrë në dorë kërcellin prej nefriti të të shoqit që nuk kishte më as forcimin e një okllaie pambuku.

“Ja lumturia jote, forcoma”,  shtrenjtoi burri i i rrëmbyer nga kjo iniciativë. Nën efektin e një vrulli të  përnjëhershëm dhe flakërues, ajo nisi tia fërkojë fort në njëqind mënyra. “Të lumtë, shpërtheu babloku, të përfitojmë shpejt nga ky forcim, largoje dorën që të hyj në ty përnjëherë!”

Në goditjen e parë të plugut të vogël në punën e tij ja që përkundër gjithë ç’pritej,ai paloset dhe thyhet më dysh. E pamundur të ngulësh bullonin! “Unë nuk ndjej as më të voglën majë brenda meje, psherëtinte bukuroshja, ti shtrihesh mbi mua për tu palosur dhe unë pyes veten çfarë”!

Burri, veshëvarur, nuk mundi veç të tërhiqet duke mërmëritur “mua që kam një çiflig në jug të malit, një vilë në veri të fshatit, orizore në lindje ara dhe pellgje në anë të perëndimit! Gjithë kjo për të lejuar të jetosh në luks!”

– Ja c’më bëri këmbë e bukur.- mërmëriti vasha,- proverbi i vjetër e thotë mjaft mirë, të zotërosh një mijë lidhje nuk vlen kënaqësia e të hyrit në një thesar .

Rinisja ndonëse me shpenzimet e tij e bëri të qeshë bablokun: “Dreq kuçke, ty të vjen mirë të tallesh me mua, kjo nuk na çon aspak përpara. Unë jam i shterruar nga këto ditë betejash të pandalshme. Jepmë ende dy ditë të tjera për të rimarrë fuqi, të ushqej substancën time të shtalpit. Do të shohësh, do të jesh ti ajo që do të  më lutesh të të kursej.

– Pah! psherëtiu ajo duke u ngërdheshur.

Ndjesitë e saj të zgjuara, nën shikimin e djelmoshave nurplotë nën të cilat vasha e porsa martuar nuk kishte gjer atëherë veç një keqardhje, atë që nuk kishte mundur ti vendoste, siç ju e dini, drejtpërsëdrejti si një gllënjkë uji qetësues kur etja bëhet gllabëruese..  Merret me mend, pa u thënë që ajo mallkonte së brendshmi ndërmjetësen,  por ajo i mëshonte më shumë akoma babait dhe nënës së saj duke pshetërirë tërë idhnim për fatin e saj të padrejtë.

Në  pamjen e Hënës  mbi lumin e Perëndimit:

Vashë e hijshme mali e fshatit në veri,  një vogëlushe gjashtëmbëdhjetëvjeçre!Pa një kacidhe ne shtëpinë e prindërve të saj: ta lidhje me këtë ngordhalaq jargëzues që nuk dinte veç të gërhiste dhe të dremiste ditë e natë, mendoni pra! Krejt i kërrusur dhe me erë të keqe, që pështyn erëqelbët shtruar: ç’mëshirë për këtë copë nefriti e me parfum dehës, kaq e ëmël në të prekur!

Por ja që vajzat e gratë e fshatit punonin të tëra në lënurjen e mëndafshit. E sapomartuara nuk bënte përjashtim. Ajo kish shkuar një ditë të ulej në anën lindore të ndërtesës të krihte mëndafsh, një qoshe e qetë dhe e futur, e rrethuar  nga një burim që binte si kaskadë, shelgje lotues, qarkuar nga këngë zogjsh dhe lule shumë të bukura. Kalimtarët atje ishin të rrallë dhe nuk shëtitnin veç të dashuruarit e vetmisë. Ajo atje vinte shpesh, duke gjetur vend të përshtatshëm për të mundur melankolinë. Ai që dukhej të mbërrinte, erdhi.

Gjendej në fshatin fqinj një djalosh me emrin Yan, i mbiquajtur Lojcaku, sepse ky jetesëbrashnjë nuk mendonte veç të hidhte grepin mbi të gjitha gratë apo vajzat që i binin në sy, mjaft që të mos ishin shumë të shëmtuara, pa folur për ato që ishin disi të këndshme. Mbi të rrinte edhe nofka Sy-Re-Shpuesi, meqë, retë paraprijnë shiun ngjashmërisht me atë që provokon tek burri femra.

Ai kaloi pra, atë ditë më këmbë galerinë duke shkuar rrëzë vendit, kur ai pati befasinë të shquajë rioshen e porsamartuar. Nën zhurmën e hapave të tij ajo gjithashtu ngriti kokën dhe ndjeu emocion duke vënë re praninë djaloshit. Ata u vështruan me shikim të shtangur pa e kthyer kokën. Që të dy po kridhnin sytë në njërri-tjetrin kur një zhurmë që vinte krejt nga brenda beri që ajo të çohet dhe ti kthejë shpinën, i shoqi po afrohej, gjë që e kuptoi dhe dialoshi i cili u largua për të mos u kthyer veç në një largeësi të përshtatshmë: “Kur  pra plaku e paska futur në dorë këtë zogë? Babloku im nuk është se zemërohem me ty,  por ta përkëdhelësh dhe ti kërcesh përmbi nuk është punë e një njeriu që mezi rri në këmbë si ti? Kam parë në shikimin e saj të ngulmët që kisha lënë diçka. Duhet të kthehem e të gjej çastin e përshtatshëm për ta çuar në fund operacionin!” Nuk ndjehej askush kur ai erdhi sërsish. Ai mërmëriste ndër dhëmbë duke përplasur këmbët nga zhgënjimi: “Të thuash që unë nuk e kam përshëndetur, as nuk i kam dhënë identitetin tim duke e quajtur zemra ime, e shtrenjta ime. Ku e kisha kokën? Më mirë vlen të ulem nën hijen e këtij shelgu para shtëpisë së saj dhe të pres që ajo të shfaqet. Do të shohim”, nën kërto mendime ai u dejtua për nga pema duke pritur kthimin e saj.

Bukuri e pare nuk është veç më e dëshirueshmja:

sa do të donte ta rrokte trupin e saj te hijshëm!

zogjtë nën degë janë dëshmitarë:

Kësisoj idhnohet ajo për fatin e keq .

Përsa i përket vashës së porsamartuar , mëdyshëse , hezituese ndonëse e kthyer brenda ajo e braktisi veten ndër mijëra iluzione: “Ky djalosh që zbavitej atë çast duke kqyrur lakmueshëm gruan e dikujt tjetër nuk më duket se vlen dy grosh. Por ta shihje ashtu të përpëlitej e të bënte bukuroshin, ç’ ngjet në zemrën e tij me atë që merr prej këtu. Pyes veten. Do të kisha dashur ta shihja pak më gjatë. Duhej që ky plak i gërdetshëm të vinte e të më mërziste llafesh një përjetësi! Mirëpo kaq përnjimend zemra atij i thoshte, do të vijë. Shkojmë të hedhim  një sy !”

Lart krehja dhe lënurja me dorë, ajo doli nga salla dhe pa nga të gjitha anët, posht= nuk dukej askush, u kthye të nisë punën për të qetësuar padurimin e saj.

Duke e parë që larg, djaloshi nxitoi fort. Pasi e pa të vetme të krihte e lënurte mendafsh ai eci përpara, për ta ta nderuar: “Sa e mrekullueshme jeni zonjushë, një fill të tillë të rrumbullakët kaq të  fortë sa shkëndijues dhe të praruar: Nuk gjendet endës qiellor i aftë të prodhojë një fill të tillë mëndafshi. Mëndafsh unë kam gjithashtu, por nuk e di nëse ju mund të pranoni ta lënurni. “Ajo u çua nxitimthi për ti kthyer mirësjëlljen dhe iu përgjigj: “Ju më kallni krupën zotëri. Ne kemi në shtëpinë tonë nga ky prodhim më shumë se c’duhet. Si do të gjeja unë kohën e lirë të punoja për një të huaj!”

– Një admirim i sinqertë shtyn shërbëtorin tuaj të përunjur tju drejtohet ju zonjush, – iu kundër përgjigj ai duke u përkulur, – si mundni ju të më trajtoni si një të huaj! Nëse zemërgjerësia juaj më jep pushtet të vishem më atë ç’ka ju keni lënurur unë do të ndjeja një nderim të paharrueshëm si dikur jetimi riosh që përfitoi dhurata nga një endëse qiellore.

Gjendej në këtë pikë të fjalimit të tij, i dehur nga fjalët e tij të bukura, kur shfaqet duke u tundur babloku burrë me një çajnik në dorë: “Unë e di se sa etje ke ti, të kam sjellë caj për ta larguar atë.

– Kush ka dëshirë të pijë, u pergjigj ajo në mënyrë domethënëse duke u kthyer nga ai. “Nëse ti nuk do çaj, ulemi bashkë në stol për të pushuar dhe sodisim në pemë lazdrimin e dallëndysheve që si ti dhe unë formojnë kaq harmonishëm çifte…”  teksa ai përpiqej ta tërhiqte ajo i hodhi atij një vështrim të egër: “Çmendon ti dru plak i thatë që luan djaloshin. Ty të duket vetja si Madhëria e tij nën shoqërinë e të mrekullueshmes konkubinë perandorake Yang, në prag të dehjes ?

Kam në kokë një poemë që vijon:

Vashë e martuar, por gjashtembëdhjetë vjeç

Lule e fishkur ne dhomën martesore

e marrin për dallëndyshe pranvere

apo rosak mandarin po në më të keqen

pa forcë madje për të lëvizur ujin

apo për të çuar në fole kallam !

Burri priti që ajo të mbarojë së recituari poemën për ta shtrënguar në krahë dhe iu përgjigj: “Ti më merr pra kaq plak feçkë e vogël djallushe! Nuk është e pavërtetë, por i ri unë mbetem në temperatin tim: lërmë pra të ngjiz një të puthur në buzë!” Si ajo ktheu fytyrën për ti bishtbnuar sa majtas djathtas, ai e kafshoi  në qafën e pudrosur. Çifti iu dorëzua në këtë çast syve të djaloshit që po rrinte i fshehur mes drurëve. Teksa i shihte të ngalasur kaq kafshërisht, ai u mbyt inati, përpëlitej së brendshmi dhe thoshte me vete: “Është i çmendur, i çmendur, do të ma shakarisë, lulen time të vogël!” Mbrëmja po binte. Duke parë stolin bosh, ai mendoi që çifti kishte ikur. Nuk  i mbetej më veç të kthehej në shtëpi, ta linte për tu kthyer sërish të nesërmen në mëngjes.

Mbi ajrin e si në një ëndërr:

Lulja e mbushur me të kuq hirplotë nuk i lejoi grerëzës mendjeprishur  vizitë të pakohshme.

 Sa nga njëra në tjetrën duke pritur që të vijë ora apo të fryjë erë e mikpritjes. Nuk mungn, nuk mungon!

Nuk ka sgjë që të më jetë më e papëlqyeshme se kjo liane e thatë që shtrëngon për trupi e mban!

I kthyer në shtëpi, si do të mundte ai të gjente gjumë kur ishte aq i padurim sa të shihte dritën e agimit të hynte përmes të çarës së kanatave të dritares. Duke u ngritur krejt me nxitim, u vesh dhe, duke thënë që do të shkonte ti propozonte lënurjen, rrëshqiti në mëngën e tij pak mëndafsh dhe ca para. U drejtua për nga galeria e shtëpisë së Fu-së, pa e vrarë mendjen pse ishte mjaft herët. Në fakt:

Disku i kuq i diellit rrinte i fshehur pas pemëve,

Zogjtë nuk fluturonin ende mbi drurë.

Një e trëndafiltë e rënde peshonte mbi barin e përkulur:

Një e mjegull e trashë varej nën degët e shelgjeve.

Duke ngritur sytë djaloshi pa që kanatat e dritareve nuk ishin hapur ende dhe që s’kishte asnjeri rrethinës. Ndërsa po fliste me vete duke qesur se sa herët ishte çuar vërtet, pa një qen të dilte nga strofka e tij duke mbajtur në gojë diçka që lëkundej, balancohej, por çfarë, e shqoi keq në atë mjegull. Ai vrapoi menjëherë ta kapë qenin dhe ti marrë sendin: ishte një e linjtë e qëndisur femre, një kylotë deri tek gjunjët. E ngiti lart për ti ndjerë aromën kundërmimi i mirë dhe i thekshëm i së cilës iu ngrit në hundë, e futi në mëngë duke thënë se ato i përkisnin pikërisht të dashurës së tij, Qielli po i jepte ndihmën e tij dhe po shtonte shpresën për tia dalë mbanë. Të ishin të një tjetre do të thoshte të kënaqej më kot. Pikërsiht në këtë çast ai dëgjoi të kërcasë një derë dhe një çunak shërbyes doli për të rrahur kafshën. Djaloshi eci përpara dhe e pyeti: “Djalkë pse po e rreh qenin?

-Kjo kafshë e ndyrë sapo gllabëroi kylotën e zonjës sime. Po e pyes se ku i ka rënë. “Djaloshi u kënaq së brendshmi për këtë.

-”Qielli qoftë lavdëruar! Kam atë që më duhet për të çuar deri në fund këtë që kam nisur, shumë më mirë se sa mëndafshi!” !

-Nën këto englendisje ai zuri pusi në korije. Përsa i takon vashës, mbaroi tualetin e nis me krehrin e saj të lënurjes në sallën ngjitur me galerinë, e bindur që admiruesi i saj ishte herak. Mbërriti shpejt dhe përnjëherë hapi më katërsh dritaret, por duke mos shquar zbriti të shohë deri në bregun ku uji rrëshqiste në kaskadë. Ajo nuk po ruhej më nga djaloshi i cili kishte shkarë para saj me hap ujku. Ajo iu duk atij kaq mahnitëse sa nuk guxoi ta merrte për momentin. Thoshte:

 Kurajozët nuk marrin veç gjysmën

I ndrojturi e kundron deri në veleritje…

Nuk zgjati dhe ja që eci përpara ëmbëlsisht me hapa të shuar, nën shpinën e saj për ta përqafuar. Ajo drithërohet, tërhiqet mbrapsht tek pema në parmakun e galerisë dhe shpërthen:

– Ti, i paturp, i pakujdes ! Ç kërkon të bësh këtu?

– Unë kam ardhur  krejt beftë për t’jua sjellë” u përgjigj ai duke nxjerrë kylotën nga mënga e tij.

Ajo nuk mundi ta mbysë një të qeshur  të pandalshme: “Qeni ma mori për një çast. Je ti pra ai që e ka gjetur!

Nuk mund të njoh lumturi më të madhe se sa të jem qeni i Zonjës,  klithi ai duke rënë mbi dy gjunjët.

-Idiot, ç’lumturi është kjo?

-Do të rri nga mëngjesi në mbrëje galiç nën gjurmashkat e tua të vogla të qëndisura, duke thithur parfumin dehës që buron prej kurmit tuaj hirplotë.

A nuk është pikërsht kjo lumturi e perkryer?
Ç’i lojtur! Nuk do të të lejoj më të flasësh.”

Ajo deshi të vrapojë brenda, por djali, më i shpejtë, e kapi për mënge dhe e ndali. Ajo iu kthye: Nxito të çohesh, ai do të vijë shpejt! Do të jetë vdekja jote. Ti nuk ke më dëshirë të jetosh, kështu është e shoh!

-Unë nuk do të ki veç me pëlqimin tënd. Në të kundërt do të rri i më gjunjë deri në mëngjes, nëse duhet.

– Ç’do të bësh ti nëse ai vjen?

– Do të doja të vdisja nën këmbët e tua, Zonjë, e të bëhesha një fantazmë romantike pranë jush më mirë se sa të kthehesha në shtëpi e të vdisja largësie duke menduar për ju.

– Shpejt më këmbë!” Ajo tërhoqi për dore “Ai po vjen!”

Duke përfituar nga situata dhe shtrënguar në krahë, djaloshi i dha një të puthur në faqe:” Zemra ime, e shtrenjta ime, jepmë një takim, bëhet fjalë për jetën time.

– Nuk është kaq e thjeshtë saç e mendon ti! Do të jap një mesazh nga gjashtë deri në tre muaj…

– Ti po më vret, u kundërpërgjigj djali duke e shtrënguar edhe më fort, lërmë të vij sonte!

Mjaft se të buzeqesh fati! Mund të vish sot nëse gjithçka shkon mirë. Do të këpus një lule të cilën do ta vendos në portën e pasme. Ky do të jetë sinjali jonë. S’ka lule: shih mirë  kur të hysh. Mos harro, veçanërsiht mos harro!

-Faleminderit shumë, Zonjë. Do të jem nën urdhërat tuaja. Duke e mbajtur të shtrënguar përkah vetja ai e bombardoi me shtatë apo tetë puthje tingëlluese që ia lanë faqet kret të njomura. Ajo mbeti për një çast si e paralizuar, duke besuar se peshtyma e djaloshit prmbante një lloj droge, pastaj nën zhurmën e një dere nga brenda, bëri përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar.  I shoqi u dha: Fort mrekullisht ai nuk kisht parë asgjë. Ajo nxito të fshijë faqet me cepin e mëngës, zemra i rrihte si e një drenushe të vogël të trembur “Përse del të shëtisesh para se të hash mëngjes? Shkojmë, kthehu, do të rivish para se të kesh ngrënë”, deklaroi i shoqi.

Kur ai rierdhi duke konstatuar që çifti ishte zhdukur brenda varfanjaku u kthye triumfues ne shtëpinë e tij. Dielli i dukej se po përkulej me një ngadalësi të padukshme. Dilte dhe hynte si i çmendur, si i dehur, duke fishkëllyer nën qiellin e

Thëllimi i Lumit:

Vetëm nën strëhen e vogëlushes sime mikesha ime rrëshket dorën ku përkëdhelen fijet e tendosura te dashurise , ku përkulet gjilpëra e artë e floknajës së saj.Ëmbëlsisht unë e marr nën krahët e mi, ëmbëlsisht e shtërgoj ndaj meje. Tërë trupi i saj drithërohet. Si mudet ajo të rrijë atje?

 Mirëpo vasha e porsamartuar, e kthyer në shtëpinë e saj po e lodhte mjaft mendjen duke thënë që ishte detyrë e saj të gjente një strehë që nuk e tradhëtonte meqënëse ajo i kishte premtuar takimin . Tavani?  Jo më komod se sa dyshemeja. Në rast urgjence si do ta fshihte? Më komode ta mbuloj me lecka? Mrekulli! Por çtë bënte nëse bablokut i binte në mëndje të kërkonte atje ndonjë gjë? Sënduku? Ah! Thotë ajo krejt kënaqësi, sa mirë është kjo, çlumturi e përpuqshme! Pikërisht minjtë atje kanë bërë një vrimë të amdhe: Nuk rrezikon të mbetet pa frymë. Një herë aty brënda, as zotër as djaj nuk e shquajnë praninë e tij, ideale! E mrekullueshme! Ajo doli me një kosh të madh rrobash të vjetra, preu një degë luleje dhe nxitoi ta vendosë tek porta e prapme. Nuk i mbetej më edhe shumë për ta lënë në mbrëmje të zbriste e të mbaronte punën e saj. Siç thotë poema:

Zogjtë nuk kthehen drejt pemës se vdekur :

Kush e njeh muzikën shkon drejt njohësit .

Në takim dorë për dore për një fat më të mirë

duke shpresuar shumë shi kënaqësie

Korbi i praruar i diskut diellor po shtrihej në horizont. Këmbana e largët e një manastiri tingëllonte. Kalimtarët po rralloheshin. Ishte koha për tu kthyer tek shtëpia e bablokut. I mbërritur në portën e prapme të fshehur dialoshi u kënaq pa masë kur pa degën e lules që lëviste nën krahët e erës. Priti një moment deri kur kanati të lëviste . Ai eci përpara për tiu laguar të çarës duke kaluar aty lehtë gishtërinjtë , kur ai dëgjoi të pyesin më zë shumë të ulët: “Kush është?” Ai kuptoi se ishte bukuroshja e tij dhe iu përgjigj më zë shumë të ulët: ”Jam unë!” Rrëshqiti brënda ndërsa ajo mbylli rrëbimthi derën. Ajo e mori për  mënge duke i mërmëritur në vesh: ”Ndiqmë!” Ata nuk morën rrugën e drejtpërdrejtë, por bënë disa kthime duke kaluar nga pjesë bosh përpara se të mbërrinin në dhomën e fjetjes. Ajo i tha atij në vesh: ”Këtu Gjendet një sënduk bosh. Futu aty brënda dhe prit që unë ta heq qafe. Unë do të gjej menjëherë mundësinë të të bëj shoqëri”.-

-Por unë do të mbyetm aty brënda!

-Jo ka nje vrime natyrale nga lart. Nxito të hysh aty! Nëse kurrë nuk do ta shquante praninë tënde, do të ishte i humbur!”

Ai u fut pra. Ajo mbylli kapakun dhe u largua. Pas pak, duke dëgjuar një zhurmë bisede, ai ngjiti veshin pas vrimës. Ajo po thoshte: ”Unë ndjehem e sëmurë sot, shko pra të flesh më gruan tënde kryesore – Jo unë nuk do të shkoj! U përgjigj i shoqi

-Dhoma ime nuk ndryshon në asgjë nga e saja. Përse jo!

-Unë nuk dua plaka. Iu kudërpërgjigj ai duke qeshur.

-Dhe unë, ti kujton se unë dua një plak si ti? kundërshoti vogëlushja duke qeshur.

-E shtrenjta ime unë nuk jam kaq i vjetër sa ç’thua ti . Unë të garantoj që këtë natë do të të mek.

-Vërtet nuk ndjehem mirë sot. Shko pra t’a kalosh natën tek ajo, do të rivish nesër.

-Sa keq unë po shtrihem i pari . Hajde shpejt  të më shoqërosh ! Ai u zhvesh dhe u hodh në shtrat . “ Më mirë vlen të shkoj dhe ta lë të  ikë përsëri, menjëherë, për të kursuer tjetrin nga të priturit e gjatë” mendoi ajo . Ajo u zhvesh me mjaft nxitim i fryu llampës dhe nga frika se mos tjetri mbytej në sunduk e hapi para se të shtrihej te i shoqi. Duke e parë të rrëshqiste nën mbulesa ai e mori në krahë dhe  futi veglën e tij më shumë të butë se të fortë në të çarën e saj . Ai nuk kishte bërë aspak më shumë se një dhjetëshe vajtje ardhje , kur vegla ra në avari,  e bërë qullët si kërrnjotë . Duke e parë që ai nuk lëvizte më ajo e shkudi duke i thënë : ” Mirë zbrit !

-Sonte do të doja të flija mbi barkun tënd , kundërshtoi plaku duke bërë kaqolin, në këtë mënyrë unë do ti rijap forca kërcellit tim krejt drejt folesë tënde .

-Është e padurueshme “, ulëriu ajo duke u përpjekur ta shkulë duke e përmbysur por ai rezistoi dhe nuk donte t’a lite veten.

U detyrua ta lërë, shihej qartë që frymëmarrja  e tij po bëhej e rregullt : nuk mundej atëhere ajo të rrëshqiste butësisht në tokë pa e zgjuar ?  Ajo priti një moment pastaj shkiti lehte jashtë mbulesave , ndërkohë që djaloshi në sunduk po vdiste padurimi. Shufra e tij ishte gati të shpërthente. Atij i dukej se nuk mund ta mbante më. Duke e lënë kohën  me mundim të ikë ai e kapi dhe pa e drejtuar dyfekun e tij shpërtheu së futuri mundimshëm si në një furrë buke.

“Ti je  po kaq i shpejtë , tha ajo e zhgënjyer. Nuk mundja më, prit që unë të vij prapë pasi të gjej dicka për tu fshirë”.

Duke e mbajtur bukuroshen e tij të shtrënguar krahësh ai i dha shumë puthje të shoqërura me murmurima . Gjëja e tij befasisht u drejtua  dhe i nguli krenarisht majën e shtizës, ndërkohë që asaj nisi ti djegë. I gjithë trupi i saj prodhonte një kënaqësi të ethshme ndërsa ai hynte dhe dilte në të . Ata po i afroheshin paroksizmës kur dëgjuan plakun të kthehej  dhe të kërkonte  vazon e  tij të natës. Ajo nuk  mundi të bëjë asgjë tjetër veç të dilte dhe t’ia jepte. Ajo priti që ai të kthehej dhe i tha  : “Fli , më dhemb barku shumë keq. Kam nevojë të mbeshtetem dhe pak.” Dy bashkëfajtorët nisën të fërkohen njëri përkundër tjetrit : Ai e futi sërish por nuk ishin bërë veç rreth dhjetë vajtje ardhje kur plaku foli  sërish: ”Vogëlushja ime të rrish ulur mbi prapanicë pafund do të marrësh ftohje . Po çohem dhe po të sjell një veshje “. Duke e dëgjuar të lëvizë ajo u largua me nxitim nga partneri dhe klithi : “Po vij nuk ka nevojë të çohesh.”   Në këto e sipër ajo u ngjit në krevat të flejë me të , e bërë flakë . Plaku e pyeti , duke i përkëdhelur barkun : ” Nuk ke më dhimbje ? ” Pastaj duke i rrëshqitur dorën në vendin që ju e dini , tha me kënaqësi  :”Është ende krejt e lagur !” Rasti te themi  :

Lulja e saj tashmë qe ujitur  prej shiut burrnor

pa e ditur zoteria e saj: Sa për të qeshur

Por ja që  plaku nuk arrinte më të flinte, rrinte  zgjuar. Ai nuk reshtte së  xërlisuri , duke folur palodhshmërisht për punët e tij të shtëpisë, aq sa vogëlueshja pati përshtypjen  se dhjetë mijë gjinkalla  po provokonin në mënyrë të padurueshme kruarje në vaginën e saj. Djaloshi ndihej si një pijanec  i  thekshëm,  i mbetur pa verë  pasi kishte pirë veç tre katër kupa : vegla e tij shkonte nga e fortë në të qullët ,    ndërsa tiku i fundit i të ndenjurit zgjuar po shkiste ngadalë. Më në fund plaku u tret në gjumë. Duke e parë në atë gjumë të thellë, ajo rrëshqiti poshtë shtratit butësisht dhe iu qas sëndukut  verbazi.. I përmbysur në arkë, ai e ndjeu ti afrohej  dhe duke u çuar më këmbë e  mori në krahë  dhe ia depërtoi përnjëherë. Këtë herë  ishte tamam për tu mekur. Po shkonte  për bukuri . Ai derdhi të gjithë fuqinë e grumbulluar prej jo pak kohe. Vërtet :

Të ngjisësh me rrëmbesë tre  grykat,

të mbulosh retë e trasha të malit të Magjistares.

Pasi u dhanë me tërë zemër , dy të dashnorët po pushonin  , kur u dëgjua kënga herake e gjelit. “Dita po zbardh i tha ajo , kthehu në sënduk . Kur unë të kem përzënë plakun  do të vij, të të shoqëroj .  Të dua .  A mundesh ti të mos harrosh dashurinë  e shërbyeses tende të përvuajtur ! Ti mund të vish prapë por pa lënë gjurmë.

– Ska nevojë të thuhet .Unë ju siguroj që nuk do t’ju zhgënjej zonjë “

Nën këto fjalë ai u fut në sënduk ndërsa ajo u ngjit në shtrat ku fjeti . Shumë shpejt trokiti agimi . Plaku u ngrit dhe dërgoi njerëzit në ara . Ajo doli për xhiron e saj të mëngjesit dhe përfitoi për ta shoqëruar të dashurin deri tek porta e pasme .     E gjithë kjo  u krye mjaft shpejt :

Ajo nuk veshi aspak rrobat e saj ,

por fshehu aty të dashurin ,

një stratagjemë e mencur !

as i parë as i njohur : ja pse është për të qeshur!

Si shpella që përthith të gjithë dritën.

Mjaft i zënë me fitimin e parave , gjithë ditën , i shoqi nuk kishte aspak kohë të lirë të rrinte për çdo moment ta ruante, s’kishte  kohë për të humbur  me xhingla . Ajo përfitoi kësisoj për të vënë degën e lules në portë para se të binte nata . Imagjinoni kënaqësinë e pamasë të  djaloshit kur pa sinjalin për të hyrë brenda. Hyri në dhomën e gjumit , i shpënë  nga vogëlushja që veproi si herën e parë duke e mbyllur në sënduk .

Në muzg i shoqi urdheroi shërbyesen të sjellë katër pjata me meze  dhe dy katruve  me verë  dhe hyri ne dhomën e konkubines së tij të cilës i tha : ” I lodhur gjatë gjithë ditës unë kam pak kohë sonte ; është një natë me hënë të plotë  në të cilën unë nuk dua të rri pa  festuar duke trokitur gotat me ty ; mos më  refuzo!

-Ti më ke lodhur gjysmën e natës mbrëmë , kam ende dhimbje barku. Nuk kam vërtetë zemër të argalisem me ty sot.

Si vendosi verën në tavolinë shërbyesja , ajo shtoi:” Lëre pra katruven, do të pi një kupë vetëm nëse ndjehem pak më mirë. Shko gjetkë ku mund të ndjehesh më mirë “

Pasi  plaku refuzoi duke tundur kokën , ajo e shtyu jashtë me të gjithë forcën e saj dhe mbylli derën . Ajo priti një moment para se të hapë sundukun dhe ta lërë djaloshin të dalë. Ata u ulën   me shpatulla ndaj njëri tjetrit kofshën njëra mbi tjetrën duke hedhur gllënjka vere të shoqëruar me meze përballë hënës së plotë . Pastaj ai nisi ti përkëdhelë gjinjtë, ishin të një bardhësie mahnitëse nën dritën e hënës. Ai i rrëshqiti menjëhere kylotën. Ajo u ul mbi të , duke e lënë tia depërtoi. Duke u drejtpeshuar djathtas dhe majtas, ajo nuk vonoi ta ketë të tërin në të, përvec dy goglave që formonin testikujt. Ai e fërkonte kaq hyjshëm sa ajo nxirrte ujra të bollshme të nxehta dhe duke i shtrënguar fytyrën me të dy duart i ngjiste gojën nën të tijën duke përsëritur : ” I dashuri im, i shtrenjti im, mjeti yt i mrekullueshëm është kaq i madh sa po më arrin në zemër. Nëse ti nuk më beson, prekmë pak me dorë do ta shohësh …

-A ke provuar ndonjeherë të njëjtën kënaqësi me burrin tënd?

-Mos më fol! Nëse nuk do të të kisha takuar, do të kisha jetuar më kot. Nuk kisha veç një ide të turbullt të marrëdhënies së burrit me gruan. Tani e di, falë teje, ne u vumë në mesin e një kënaqësie të tillë.

Kjo e çoi në një  gjendje të tillë eksitimi  sa e mori në krahë e  përmbysi mbi shtrat, dhe nën dritën e derës së seksit të saj, të ëmbël e të nderë, vegla e tij u fut deri në rrënjë dhe nisi të shtyjë sikur dëshironte të shkulte një pemë, kur u dëgjua një potere e çuditshme. Në fakt, i shoqi desh të vinte një herë dhe shërbyesja  me shpresën të marrë ç’kish mbetur në dhomë kishte pritur pa rënë në sy pas derës. Çastet rridhnin me intensitet për ata dhe ajo e kuptonte mjaft mirë por nuk guxonte të lëvizte.

Ajo bëri me dije shoqet e saj shërbyese që vrapuan të gjitha njëra pas tjetrës për tu dëndur nga veshët. Nën pushtetin e lojnave të tyre të shfrenuara, ata rrinin në dhomë pa menduar për asgjë, as të dyshonin për  stuhinë që përgatitej lart. Pasi kish bërë nje hetim  e shtyrë nga  shërbyeset, dëshmitë e të cilave përpuqeshin përsoshmërisht, gruaja kryesore informoi të shoqin që  tha: “Shumë mirë! Gjithçka është për fajin tim, e pranoj. Por puna është si gropa me fekale: më shumë ta lëvizësh më shumë qelb erë! Unë kam metodën time, lërmë ta zbatoj.”

Ai transportoi sëndukun me shtresa e mbulesa, perde dhe të linjta të konkubinës në dhomën e gruas kryesore, shtrati u dënua, dhoma u ndry. Prishi të gjitha hyrjet për në galeri, duke mos lënë asnjë kalim veç atij nga rruga kryesore, pastaj thirri konkubinën e lastartë  për ti komunikuar urdhërat e tij: “Ke bërë një punë të bukur! Nuk do të them më se ç’turp ti je për ne. Që sot e tutje , nuk do të vësh më këmbë jashtë: merru me punët  e qepjes në dhomën e Zonjës! Me thyerjen e parë të kësaj, mos mendo se mund të jetosh më qoftë edhe një ditë.”Duke kuptuar  që punës i kish dalë tymi ajo nuk guxoi ta ngrejë zërin. Gëlltiti zemërimin dhe ruajti qetësinë. Përsa i përket jetë brashnjës, ai rierdhi shumë herë dhe duke mos parë më lule, kuptoi që diçka nuk shkonte.  Ardhje dhe vajtjet e tij nuk mbetën pa u vënë re  nga një prej njerëzve të burrit plak, më të dhunshmit prej tyre. “Djali vjen ditë pas dite,” i thotë padronit të tij,  gjithmonë  duke përgjuar. Sa do të më jepte kënaqësi  nëse do tia  rregulloja hesapin , këtij horri, por nuk guxoj pa urdhër.  A do të më lejoni.

-“Vetëm që kjo të bëhet pa lënë gjurmë. Sigurisht që do të më jepte gjithashtu kënaqsi. Më është krejtësisht i padurueshëm, ti mund të më besosh!”

Pasi u kthye në shtëpi, burri mori një fuznje peshqsh pesëdhëmbëshe dhe priti tek porta e prapme. I pavetëdijshëm për rrezikun, djaloshi gjak gjallë rierdhi të presë, të përgjojë tek porta e pasme. I fshehur në një qoshe të errët, lanxhoja i dha një të goditur me fuzhnje me tërë fuqinë e tij. Fatkeqi u shemb, i vdekur prej goditjes. Duke e ngritur kofomën me të dy duart, burri e çoi në arën ngjitur ku pasi mblodhi një tufë shkarpash dhe bari të thatë, e bëri shkrumb e hi larg  ç’do fryme të gjallë. I mërzitshmi u zhduk kësisoj pa lënë asnjë gjurmë. E rënë e sëmurë prej molisjes, vogëlushja konkubinë  vdiq në gjashtë muajt që pasuan. Po kaq   krime mbajti mbi shpinë ky plak në sosje duke marrë një vogëlushe bukuroshe konkubinë ndërsa shëndeti i kish ikur.

Ky shembull i ri duhet vlerësuar para së gjithash nga njerëzit e matur që dinë të shohin ç’ka vjen  që larg.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two + 6 =