Ekzekutimi në Elbasan/ Arrestohet për moskallëzim krimi roja i karburantit, pa autorin

KronikeKryesore
338
0
sample-ad
12999520_10156690780490214_1971975459_o-1

Roja i karburantit që ndodhet pranë vendit ku u ekzekutua dje me 6 plumba Saimir Beqiri, është arrestuar sot nga policia e Elbasanit në lidhje me vrasjen.

Shkëlqim S. 42 vjeç akuzohet nga policia për moskallëzim krimi, pasi policia dyshon se ai ka parë të gjithë skenën e ngjarjes dhe nuk ka njoftuar uniformat blu. 42-vjeçari punon si roje në karburantin që është në pronësi të viktimës që u ekzekutua ditën e djeshme.

Saimir Beqiri 52 vjeç u gjet i vrarë në oborrin e një lokali, ku fare pranë ndodhej edhe karburanti në pronësi të tij. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të karburantit, të lokalit e bizneseve të tjera aty pranë, dhe nga hetimet paraprake dallohet që autorët ishin me paruke dhe lëviznin me një makinë Benz Elegance.

Viktima e kishte kuptuar që ndiqej nga një makinë e dyshimtë, ndaloi dhe tentoi të largohej duke kapërcyer një mur. Por, vrasësit mundën ta arrinin dhe e qëlluan me 6 plumba pistolete në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshimet e policisë janë se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Sipas policisë, e gjithë skena e vrasjes është parë nga roja i karburantit të viktimës, por nuk njoftoi autoritetet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + sixteen =