Kërkesat e PD për të mos bllokuar punimet e Kuvendit

AktualitetKryesore
408
0
sample-ad

Paraditen e sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar raportin e qëndrimit që do të duhet të mbajë me Parlamentin, ku në rend të ditës është reforma në drejtësi, por edhe zhbllokimi i situatës së ngërçit në Radio Televizionin Shqiptarë etj.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i PD Lulzim Basha tha se opozita nuk do të tërhiqet nga bllokimi i Kuvendit, për sa kohë maxhoranca të mos i bindet kërkesës për moslejimin e qënies së Armando Prengë deputet, por edhe asaj për dorëzimi në Gjykatën Kushtetuese të deputetëve Valentina Leskajt, njëherësh dhe nënkryetare e Kuvendit, si dhe të Rakip Sulit.

“Nuk ka më dallim midis policit dhe banditit, midis kryeministrit dhe kriminelit. Ka katër javë që mazhoranca nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të këmbëngulim për zbatimin e këtij vendimi. Nuk bëhet fjalë për emra, por për parime. Parimi është ky: deputetë që janë në proces gjykimi për vepra të rënda penale, nuk mund të jenë pjesë e seancës plenare deri në përfundim të procesit gjyqësor”, tha Basha. “Duhet t’i jepet fund dhunimit të hapur të Kushtetutës. Vendi është kthyer në xhungël, ka rënë rendi kushtetues”, shtoi kreu i opozitës. “Edi Rama duhet të zgjedhë: ose avokat i krimit ose reformator i drejtësisë”, është shprehur Lulzim Basha, në konkluzion të kësaj teme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + 8 =