Kjo pajisje përkthen të lehurat e qenit në gjuhën njerëzore

Shkenceknologji
222
0
sample-ad
07758ee08f7e16a0b15b0d98a56d204a-l

Fetch, një dyqan kafshësh nga Ocado, po shpreson që të revolucionalizojë teknologjinë e kafshëve me një rang të produkteve të reja, duke përfshirë një qafore të mençur për qentë.

Kjo qafore, që ka emrin WhatsYapp, thuhet se është në gjendje që t’i përkthejë të lehurat e qenit tuaj në gjuhën njerëzore, kështu që ju ta kuptoni se çfarë po dëshiron të thotë qeni juaj.

Qaforja lidhet me celularin tuaj dhe ju dërgon një mesazh në aplikacionin e saj çdo herë kur qeni juaj lëshon ndonjë të lehur.

Kjo do të thotë se qeni juaj do të bisedojë me ju. Qaforja nuk është dalë ende në shitje, pasi që është ende në fazat e zhvillimit, por kompania premton se kjo do të bëhet shumë shpejtë realitet në të ardhmen e afërt.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × three =