Prangoset skafisti nga Shqipëria, trafikonte sirianë drejt europës

Aktualitet
286
0
sample-ad

gomone-emigranteKriza e emigrantëve po shfrytëzohet më së miri nga grupet e trafikantëve, të cilët i transportojnë në vendet perëndimore kundrjet shumave të mëdha të parave.

Autoritetet shqiptare prej kohësh kanë shtuar masat e sigurisë në pikat kufitare, pasi Shqipëria konsiderohet si një prej pipkave që mund të shfrytëzohet tranzit.

Në një kohë që shqetësimi për këtë fenomen është në rritje, autoritetet italiane kanë prangosur një shtetas shqiptar, i cili ka trafikuar në brigjet e Leçes 21 emigrantë nga Siria, Somalia dhe Irani.

Skafisti shqiptar u prangos së bashku me një skafist grek, sapo prekën i’u afruan brigjeve italiane.

Ata u ndaluan nga Guardia Di Finanzzia, e cila i mban nën arrest skafistin shqiptar dhe atë grek.

Nuk dihet nëse emigrantët janë nisur direkt me skaf nga Greqia drejt Italisë, apo kanë kaluar ilegalisht në kufirin shqiptaro-grek para se të transportoheshin me gomone.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + 8 =