UGSH/ "Dita e miqësisë…", mbledh gazetarët e trojeve në Shkodër e Ulqin (Foto)

AktualitetKryesoreSociale
673
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”46469″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”46470″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Arritja më e spikatur e takimit “Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë” ishte krijimi i lidhjeve dhe rrugëve të kontaktit, që do të bëjnë të mundur ndërshkimbimin e informacionit në mbarë trevat shqiptarfolëse…

Në vijim të traditës, që datën 20 shkurt e ka shpallur si Ditë të Miqësisë së gazetarëve shqiptarë, të cilët e ushtrojnë veprimtarinë në të gjitha trojet shqipfolëse Unioni i Gazetarëve Shqiptarë këtë vit e ka organizuar takimin në qytetet e Shkodrës dhe të Ulqinit.

Aktiviteti është çelur me takimin e gazetarëve pjesëmarrës me kryebashkiaken e kryeqytetit të Veriut, znj.Voltana Ademi, e cila organizoi dhe një kokteil me këtë rast në ambientet e Bashkisë. Fjalës së mbajtur nga kryetari i UGSH-së, Aleksandër Çipa, Znj. Ademi, por edhe homologu i saj i Ulqinit, z.Fatmir Gjeka, iu përgjigjën me respektin e veçantë që ata kanë për punonjësit e medias.

Z.Gjeka, iu bashkua aktivitetit të UGSH në Shkodër, për të vazhduar më tej me pritjen që ai kishte organizuar në Ulqin. Përveç tryezave të përbashkëta të punës, pati edhe biseda e diskutime njohëse midis vetë gazetarëve të pranishëm.

Ndërkohë që gazetarët e trojeve përtej Shqipërisë sollën situatat e vështira që sundojnë në vënde ku e ushtrojnë veprimtarinë e përditëshme gazetareske, drejtuesit e UGSH-së i njohën ata me situatën e vështirë sociale që po kalojnë gazetarët në Shqipëri. Ku mosdhenia në afat e pagave, pagesat qesharake, mosderdhja e kontributeve shoqërore e shëndetësore, si edhe puna në të zezë janë sunduese.

“Pak ditë më parën ia bëm prezente Komisionit parlamentar të Medias,situatën e padenjë sociale me të cilën po përballen gazetarët shqiptarë. Është e para herë që kjo ndodh, është e para herë që ndodh një raportim që e zyrtarizon gjëndjen e rendë sociale. Do ta vazhdojmë betejën tonë për të fituar gjithë të drejtat që na takojnë e që na e garanton Kushtetuta…”, ishte thelbi i fjalës së mbajtur nga z.Çipa, ndërsa krejt tjetër ishte problematika e sjellë nga gazetarët e Preshevës, ata të Ulqinit, Tuzit dhe Maqedonisë. Ku numri i mediumeve që transmetojnë dhe përcjellin lajme e programe në gjuhën shqipe është mjaft i kufizuar dhe në kufijtë e ekzistencializmit, përkundër atyre në gjuhën sllave.

Por, përveç njohjes dhe kontaktit fizik midis gazetarëve, arritja më e spikatur e takimit “Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë”, ishte krijimi i lidhjeve dhe rrugëve të kontaktit që do të bëjnë të mundur ndërshkimbimin e informacionit midis njeri tjetrit në ditët vijuese.

Edhe këtë vit tëv tretë organizator i eventit ishte dega e Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, vendit nga edhe ku lindi Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë.[/vc_column_text][vc_single_image image=”46472″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”46473″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”46474″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + 13 =