Blushi: Rama e ka mendjen te lodrat, jo te qeverisja

KryesorePolitike
357
0
sample-ad
benblushiopinion

Pasi kryeministri Edi Rama e përcaktoi ambicien e Ben Blushit për kreun e PS si një lodër, deputeti i është përgjigjur hidhur shefit të qeverisë, duke thënë se ai e ka mendjen te lodrat, dhe si të tillë konsideron partinë, politikat qeverisëse, madje edhe ministrat.

Nuk dua të komentoj një njeri që e ka mendjen te lodrat, ata që duan të luajnë dhe e shohin partinë si lodër, po flas për njerëz serioz, vendi ka njerëz më të pjekur që mund ta drejtojnë dhe ajo ata e kanë mendjen të shkojnë në shtëpi e të luajnë”, tha Blushi.

Blushi ka kërkuar që Rama të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. “Mënyra se si po qeveriset nuk është në drejtimin e duhur, do thosha. Se kjo shprehje është bërë si modë. Po flas për mënyrën e qeverisjes. Besoj se ka arsye të ndërmerren politika më të arsyeshme, për të mbështetur të varfrit, për të mbështetur interesin publik, për të mos deleguar të gjitha shërbimet publike te privati, siç po ndodh, për të frenuar koncesionet, për të forcuar interesin publik se nuk po kuptohet ku fillon dhe ku mbaron interesi publik dhe ku fillon e ku mbaron interesi privat, për të bërë politika pak më të arsyeshme dhe dashamirëse për të varfrit. E dini ju se në Shqipëri sot janë 31% që jetojnë me më pak se 5 mijë lekë në ditë? Nuk besoj se ka vend në Evropë që i trajton më keq të varfrit e vet. Nëse qeveria ka një qasje tjetër ndaj varfërisë, ndaj analfabetizmit, ndaj injorancës, ndaj mënyrës se si i kurojmë të varfrit, të dobëtit…është shkurtuar asistenca ekonomike. Ka më pak njerëz sot që asistohen nga shteti. E dini se në Shqipëri ka sot 400 mijë njerëz që jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë. Më gjeni një vend tjetër në Evropë ku dikush jeton me më pak se gjysmë dollari në ditë. Kjo është e pamundur. Nesër këta njerëz, nëse nuk ushqehen, nuk arsimohen siç duhet, nuk u jepet mundësi punësimi, kosto për shoqërinë është më e lartë. Këto janë politika strategjike që bën Qeveria. Duhet të nxisë eksportet. Në katër vitet e fundit importet janë ulur, eksportet janë ulur. Çfarë prodhojmë ne? Edhe ato të mira materiale që na ka dhënë Zoti dhe Natyra, naftë, krom, minerale, ujë, erë, det, diell, këto janë pasuritë tona, nuk po i shfrytëzojmë siç duhet. Në përgjithësi qeveria dhe metoda qeverisëse ka arsye të ndryshojë më shumë se njerëzit”, tha Blushi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + twelve =