Ministri Cani: Paketën fiskale të 2017-ës do ta miratojmë brenda korrikut

EkonomiKryesore
347
0
sample-ad
largea_cani-620x3981454063558

Kanë filluar që tani diskutimet për paketën fiskale të vitit 2017. Metoda për propozimet dhe diskutimet për paketën fiskale do të ndryshojnë. Ditën e sotshme, ministri i Financave Shkëlqim Cani ka mbledhur në një takim shoqatat e biznesit për të prezantuar këtë nismë të re.

Sipas Canit, diskutimi për aktet nënligjore për paketën fiskale nuk duhet të bëhet në pak ditë, në fundvit, por të lihet më shumë kohë.

“Në këtë mënyrë, ligji do të kuptohet dhe do paraqiten edhe propozimet përkatëse”, shprehet ministri i Financave. Ai është shprehur se “duan të ndryshojnë stilin e të punuarit”.

“Nuk duam ta plotësojmë paketën fiskale në ditët e fundit të viti. Në këtë mënyrë nuk ju lëmë as juve kohë që ta kuptoni dhe ta studioni plotësisht ligjin. Kështu do të kemi më shumë kohë për të diskutuar aktet nënligjore. Objektivi ynë është që në mbylljen e Kuvendit në fund të korrikut, ne të kemi miratuar paketën ligjore”, u shpreh Cani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − three =