350 mijë fansat e tij në "Facebook", politikani shqiptar i fton në shtëpi (Foto)

AktualitetKryesore
297
0
sample-ad
80_big

Kryetari  i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka arritur mbi  350 mijë fansa në faqen e tij të Facebook. Për këtë, ai ka një ftesë ndër më të çuditshmet nga politikanët shqiptar për fansat e tyre. Pacolli në profilin e tij të facebookut ka ftuar të gjithë fansat për një kokteji gjatë verës në shtëpinë e tij.

Ja faleminderimi i tij ndaj qytetarëve dhe ftesa:

“Të dashur miq, Po e shoh se sonte kam kaluar numrin e 350.000 fansave në Facebook. Ne kemi ndarë shumë diskutime midis nesh. Kemi debatuar për gjërat që na lidhin, e së tepërmi: MIRËQENIA E BASHKATDHETARËVE TANË.

Unë ju falenderoj shumë për debatin tonë, pavarësisht si ka qenë ai, sintonues apo kundërshtues, për mua ka qenë shumë frymëzues.

Edhe unë gaboj, por komentet tuaja kanë ndikuar që gabimet e mia të jenë të limituara.

Edhe diçka ju duhet ta dini: Ju jeni të rëndësishëm për mua. Ne kemi qëndruar së bashku tërë kohën! Prandaj, unë kam një dëshirë: t’ju ftoj në shtëpinë time për një kokteil gjatë kësaj vere. Pse jo çdo ditë të javës së fundit të gushtit, kur është dhe jubileu i ditëlindjes sime”.

Behgjet Pacolli

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − two =