Tom Doshi padit Prokurorinë për pushimin e hetimeve, ndaj Spartak Brahos

AktualitetKryesore
458
0
sample-ad

Deputeti Tom Doshi rikthehet sërish në skenën politike duke paditur Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me letrën e destabilitetit të deputetit të LSI Spartak Braho dhe njëherazi kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Në shtator 2015, me cilësinë e kryesuesit të Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, u dërgoi një letër krerëve më të lartë të shtetit, ku fliste për një skenar për destabilizimin e vendit nga ana e Doshit, por, pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte elementë të veprës penale dhe Prokuroria pushoi dosjen.

Doshi e ka çuar çeshtjen në Gjykatën e Lartë, ku kërkon qe kjo e fundit të urdhërojë prokurorinë për nisjen e hetimeve për Spartak Brahon. Mësohet se seanca e radhës do të jetë në datë 3 shkurt 2016.

shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + ten =