Konferenca mbi korrupsionin zgjedhor mbledh bashkë Ramën, Metën dhe Bashën

KryesorePolitike
392
0
sample-ad
rama-meta-basha1

Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u bënë bashkë sot, në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në lidhje me reformën zgjedhore. Duke marrë fjalën e rastit, Rama shprehu angazhimin për të çelur diskutimet për reformën zgjedhore.

Ai tha se rruga drejt përsosjes është e pambarimtë dhe se për realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka shumë vend për përmirësime, korrigjime dhe për të përmirësuar procesin, duke synuar minimizimin e shfaqjeve negative në zgjedhje, të cilat kanë ardhur duke u minimizuar, por siç tha ai nuk janë zhdukur. “Falë betejave të vitit 2011 dhe 2013 janë shënuar disa arritje që ishin të pamendueshme, por edhe u penguan në mënyrë shumë brutale në të shkuarën.

Mjafton fakti që sot është një normë e gjithëpranuar e drejta për të pranuar transparencën e çdo pjese të procesit zgjedhor, duke parë në KQZ kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, për të pasur një ide të qartë se çfarë progresi është bërë”, u shpreh Rama. Ai tha se ka ende dallime në optikën e të vështruarit të zgjedhjeve në Shqipëri, për këdo që i vështron si për herë të parë ato. Sipas tij proceset zgjedhore të 2011 dhe 2013 janë procese të pranuara në radhë të parë nga zgjedhësit.

Rama shprehu vendosmërinë e PS dhe LSI për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE­ODHIR, duke nënvizuar se është ngritur grupi i punës për të analizuar raportin dhe adresimin e tij, përmes tryezës së komisionit të reformës zgjedhore. Kreu i qeverisë, deklaroi se duhet kapërcyer tradita dhe duhet të depolitizohen komisionet zgjedhore, duke e cilësuar si një hap që është kërkuar tradicionalisht nga ekspertët ndërkombëtar.

Rama e konsideroi reformën zgjedhore si një reformë për rregullat e lojës, ndërsa konsensusin e cilësoi jo vetëm të dëshirueshëm, por të domosdoshëm. Ai tha se kërkon diskutim, çështja e reklamave elektorale, për të cilën tha se është pjesa më e shtrenjtë e fushatës zgjedhore dhe më e errët në shumë aspekte. Në këtë linjë ai deklaroi se duke u bazuar te analiza e përbashkët, ka vende demokratike që i lejojnë reklamat elektorale pozitive dhe negative, ku ka vende që i lejojnë të limituara dhe ndalojnë, ndërsa nënvizoi se në Shqipëri, duhet bërë një diskutim, pasi nuk do të ishte e paudhë të shkurtohej ky zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësohet barra financiare që ky zë ka për partitë në garë.

Rama nënvizoi domosdoshmërinë për të adresuar edhe çështjen e korrupsionit zgjedhor, për të cilin tha se krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme, por tha se mbetet një shqetësim në zonat më të varfra dhe sidomos në rastet kur prevalon një mendësi tradicionale e fisit apo e klanit. Ai shprehu bindjen se reforma territoriale­ administrative ka dhënë një bazë solide edhe për të pasur një proces zgjedhor më të mirë. Në takimin e sotëm mungoi Presidenti Bujar Nishani, për arsye ende të pabëra publike.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 8 =