Cilit deputet i kërkohet ky nder me sms?

AktualitetKryesore
397
0
sample-ad
Cilit deputet i kërkohet ky nder me sms?

Kamera e një televizioni, fare rastësisht ka mundur të marrë një mesazh të nisur në celularin e një deputetit të parlamentit shqiptar, ku në fakt i kërkohet një nder.

Një qytetare me sa duket punonjëse në një institucion edukimi i shkruan se ka provim dhe i jep dhe datën 22 janar, që në fakt nga kërkimet tona rezulton se në këtë datë është mbajtur provimi i edukatorëve dhe mësuesve në rrethe, raporton In Tv.

Po në fakt për këtë provim nuk ka nevojë për mik se ai bëhet vetëm për tu testuar njohurit e punonjësve të edukimit dhe siç ka garantuar Ministria e Arsimit rezultate e tij nuk do të ndikojnë në largimin nga puna të punonjësve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + nine =