Metoda më e fundit për të humbur peshë, barna me …

Shendeti
412
0
sample-ad
PainpillsHeart

Studiuesit amerikanë në Massachusetts General Hospital po  testojnë  pilula të veçanta tek 20 pacientë obezë sipas raportimeve të “Quartz”. Çdo ditë, për gjashtë javë, këta pacientë do të konsumojnë këto ilaçe të cilat përbëhen nga fekalet e dikujt tjetër ndërkohë që mjekët do monitorojnë ndryshimin e tyre në peshë .

Mund të tingëllojë keq, por pilulat që përbëhen nga fekale mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Ideja është që ka disa mikroorganizma që mund të gjenden në fekalet e një personi tjetër të cilat zhvendosen tek marrësi.

Këto eksperimente janë bërë më parë tek minjtë dhe duket se ka pasur rezultate. Studiuesit nxorën konkluzionin se ka një lidhje shkak­pasojë midis mikroorganizmave që ndodhen në zorrët e njeriut dhe thanë se është e mundur të parandalohet zhvillimi i obezitetit duke përdorur këtë teknikë. Një tjetër studim raportoi se sa më të shumëllojshme të jenë mikroorganizmat në zorrë, aq më pak prirje ka për të qenë obezë. Në 2014­ën kërkuesit e Cornell University nga Departamenti i Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës, zbuluan se ka disa ndryshime të caktuara tek mikroorganizmat që mund të ndikojnë në obezitet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two + 18 =