Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Nishani “Për pronat”

KryesorePolitike
226
0
sample-ad
Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit “Për pronat”

Kuvendi rrëzoi të enjten me 71 votat e maxhorancës dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, duke lënë në fuqi ligjin e miratuar më 4 dhjetor në parlament.

Sipas relatores së çështjes, deputetes së PS-së, Vasilika Hysi argumentet e parashtruara në dekret nuk janë të sakta dhe nuk bazohen në fakte konkrete, ndërsa i propozoi Kuvendit rrëzimin e tij.

Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave’, i miratuar më 4 dhjetor në Kuvend, sipas qeverise, e vendos çështjen e pronave në shinat reale të zgjidhjes, ndërsa përmes zbatimit të tij merr përparësi kompensimi fizik.

Kuvendi gjithashtu miratoi këtë të enjte me nga 74 vota përkatësisht , aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 11.12.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014 “Për buxhetin e vitit 2015” të ndryshuar, dhe aktin normativ i Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 28.12.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014 “Për buxhetin e vitit 2015” të ndryshuar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 − 2 =