Vrasja në Krujë/ Policia zbardh ngjarjen e plotë, arrestohen 5 persona (Video)

KronikeKryesore
262
0
sample-ad
fatmir-Pula

Policia e Durrësit  në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Kamëz dhe Krujë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur para dy ditësh, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Fatmir Pula, 45 vjeç.

Si rezultat, janë arrestuar 5 autorët e krimit dhe është bërë shpallja në kërkim e autorit tjetër, konkretisht:

Admir Haka 32 vjeç,  banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;

Herton Haka  18 vjeç,  lindur në Zezë, Krujë;

Aleksander Haka  28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;

Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;

Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Elton Ceka  vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula.

Shtetasi Fatmir Pula po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë.

Mekanizmi i ngjajres:

Shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëshgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.

Shtetasi, Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banësen e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Shtetasit, Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe shtetasi Elton Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, i cili kagjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Shtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62, një pushkë model 63, 4 copë fishkë luftarakë.

Marëdhënia e autorëve me njëri-tjetrin:

Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën.

Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm.

Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit(burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

• ”Vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim”në ngarkim të shtetasve Admir Haka, Herton Haka, Hekuran Boci, Elton Ceka dhe Olti Metuku, parashikuar në nenet  141 dhe 25  të Kodit Penal

•Përkrahja e autorit të krimit, dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”ne ngarkim të shtetasit Aleksandër Haka, parashikuar në nenet  302  dhe 278 të Kodit Penal.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × four =