RTSH, media që "ha" miliardat tona për të qenë rrumpallhane

Opinion
328
0
sample-ad

Nga: Arber DALMATI

Kryeministri Rama: “E vetmja gjë që më duhet të them është se nuk e kam në pasqyrën e shtypit, për një arsye të thjeshtë: sepse ndihem në detyrim për ata që paguajnë taksa për TVSH” . Përse kjo gjëndje?

Në raportin e Auditimit të KLSH-së me tematikë ”Performanca e Radio-Televizionit shqiptar”, evidentohet edhe puna e drejtuesve të lartë të Drejtorisë së Përgjithëshme  të këtij institucioni të rendësishëm mediatik, që frymëron falë taksapaguesve të vendit.

Duke e shfletuar këtë raport mëson edhe arsyen përse deri më sot, mëgjithë potencialin financiar dhe njerëzor, ai rreshtohet ndër vëndet e fundit të listës mediatike. Është katandisur në atë farë derexheje sa edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka fshirë nga preferencat e veta.

“E vetmja gjë që më duhet të them është se nuk e kam në pasqyrën e shtypit, për një arsye të thjeshtë: sepse ndihem në detyrim për ata që paguajnë taksa për TVSH”, ka deklaruar ai para disa ditësh. Përse kjo gjëndje? Përgjigjen e jep raporti i KLSH, i hartuar nga grupi i inspektorëve auditees të përbërë: Klodian Gllava, Dalina Demi dhe Gentian Leva. Sipas këtij raporti:

“Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së (DPRTSH) nuk ka Deklarata të Politikave të Programit për periudhën 2014-2018, nuk ka strategji 5-vjeçare për mënyrën se si do të menaxhohet kjo risi teknologjike, nuk ka ngritur grupin e punës për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të RTSH-së në epokën digjitale, si dhe nuk ka një plan-veprimi të miratuar në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH) për arritjen e qëllimeve strategjike.

Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, janë në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë autoritetin ligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda.

Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së nuk ka planifikime buxhetore apo analiza financiare për përgatitjen e mjedisit të nevojshëm për Projektin e Kalimit në Transmetimet Numerike dhe as një plan marketingu për mënyrën se si teknologjia digjitale do të përdoret për gjenerimin e të ardhurave (aq të nevojshme për shlyerjen dhe garantimin e kredisë) përgjatë 8 viteve të ardhshme.

Përmbushja e detyrimeve të tilla kërkon kohë, burime, reforma, koordinim me shumë palë të përfshira dhe mirë-menaxhim të shumë hallkave organizative. Bazuar në eksperiencat evropiane (të gjitha mediat evropiane e kanë mbyllur projektin e digjitalizimit) dhe ato botërore, mendojmë se RTSH e ka lënë situatën të rrjedhë drejt limiteve duke qenë larg një medie prestigjioze që premton të ardhme.

Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së nuk ka bërë planifikim konkret dhe të plotë për kanalet, platformën programore, përmbajtjen dhe programet specifike që do të transmetohen, në përputhje me Strategjinë e Kalimit në Transmetimet Numerike dhe     planin për rritjen e audiencës. Për këtë ajo nuk ka konsultuar ekspertizën e njësive vartëse dhe nuk ka kërkuar bashkëpunimin e tyre në grupe të posaçme pune.

Këtyre problematikave u shtohet dhe fakti që institucioni ende funksionon me Statut dhe Rregullore të brendshme të vjetër, ndërsa projektstatuti i ri është vlerësuar si i papërshtatshëm me të ardhmen digjitale…”.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − seven =