Po luhet karta e nacionalizmit…për të mos çuar në burg hajdutët

Opinion
297
0
sample-ad

Nga: Përparim KABO

Zelli politikanëve tanë, që kur shkojnë jashtë Shqipërisë shajnë palën tjetër, është modeli më i pabesueshëm tek të huajt. Harrohet se i huaji ka një parim, ky që shan bashkëatdhetarët ne mund të na shajë si pa gjë të keq, sepse nëse ata i shan dhe ne na lavdëron, ky lloj karakteri ka thyerrje morale.
Më kujtohet Noli që thoshte se, “shpesh të huajt bëjnë hokatarin dhe ne i shkojmë pas si lolo”…

Revolucionarizmi i majtë apo i djathtë qoftë,kur ai drejtohet nga pasunorët që kanë vjedhur pa hesap dhe qajnë hallet e popullit, tregon se ata janë edhe hipokritë dhe të rezikshëm. Po ndërtohet një stradegji që Shqipëria të rëzohet ndërkohë dje BE merrej me Serbinë për hapjen e negociatave dhe një pranim të mundshëm kur drita jeshile të jetë çelur…

Edhë në Kosovë e Maqedoni por edhe në Shqipëri, po luhet karta e nacionalizmit dhe populizmit pikërisht kur ligji do të shpjerë në burg ata që kanë vjedhur popullin e tyre, pasuritë kombëtare dhe fondet publike…e ata llomotisin, “duan të trembin opozitën, opozita do bëj këtë e atë, do zbresi qiellin në tokë.” Dokra! Mos të mbetet populli jetim, kjo do ishte tragjedia e fundit!/ Përqasja

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + 3 =