Të varfërit festojnë me pako ndihmash ushqimore

KryesoreSociale
280
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”45015″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Seksioni shqiptar i Shoqatës “Për të Drejtat e Njeriut”, me qendër në Gjermani, ka mundësuar pako me ndihma për familjet në nevojë për disa bashki të vendit. Kryetari i seksionit,  Mark Palaj ka shpërndarë pako tek familjet më në nevojë, për të zbutuar sado pak problemet jetike që rëndojnë tek disa shtresa të shoqërisë. Pas fshatit Shtyllas në qytetin e Fierit, ku janë ndihmuar disa familje, ndihmat janë shtrirë edhe në Mamurras të dhena për ato familje që përjetojnë kushte mjaft të rënda.

Madje, sapo është ballafaquar me gjendjen e rënduar të familjes së pesë vëllezërve Gashi, Mark Palaj, menjëherë i ka bërë apel strukuturave qeveritare të njihen me problemet e thella,duke e mbyllur atë me lutjen” O Zot na ruaj mos të ripërsëritet fakti i ndonjë viktime si dy fëmijëve në Tiranë dhe Durrës”.

Pesë vëllezërit Gashi jetojnë në dy baraka të shkatërruara, të ftohtët depërton në ambjentet e barakave,ndaj dhe fëmijët i gëzohen më së shumti kafshatës që i mungon, apo dhe mungesës së rrobave të trupit, sesa dhuratave të sjella nga Babagjyshi i Vitit të Ri.

Në mbrëmjen e 31 dhjetorit Mark Palaj me familjen e tij kanë preferuar të takohen me disa familje në nevojë duke ju dhuruar, ushqime, veshmbathje. Shpërndarja dhe misioni nuk është ndëprerë  as në ditët festive ku shpërndarja e ndihmave ka vazhduar  në Shëngjin, Lezhë, Shkodër e gjetkë.

Shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + twelve =